Deputetja e PD Mesila Doda, gjate nje seance parlamentare, ku eshte shtyre votimi per projektligjin per Gjykaten e Larte, pasi ky projektligj kerkon 3/5 e votave t려eputet붥 n렋uvend.

Deputetja Doda sqaron pozicionin politik: Jam pjesë e opozitës

Deputetja Mesila Doda ka sqaruar pozicionin e saj politik pas diskutimeve që janë ngritur mbi mungesën e saj në ndonjë prej grupeve parlamentare të krijuara së fundmi në Kuvend.

Ajo ka theksuar se mbetet pjesë e opozitës, duke përfaqësuar Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), dhe ka hedhur poshtë çdo pretendim për shkëputje nga qëndrimet opozitare.

“Meqenëse po shoh një stuhi në gotë të ngritur nga soj soj mendjesh, jam e detyruar të bëj këtë sqarim”, shkruan Doda. Ajo kujton se është regjistruar si deputete e PDIU-së në zgjedhjet parlamentare, në kuadër të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Doda sqaron se, për shkak të pamundësisë për të krijuar një grup parlamentar të PDIU-së në konfigurimin e ri të Kuvendit, nuk është regjistruar në asnjë prej grupeve aktuale, por mbetet aktive në opozitë dhe në përputhje me qëndrimet e forcës politike që përfaqëson.

“Nëse do të kishte një grup të përbashkët opozitar, padyshim do isha pjesë e tij”, thekson ajo, duke nënvizuar se është në koordinim të vazhdueshëm me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për çdo qëndrim dhe veprim politik të opozitës.

Në fund të reagimit të saj, Doda i dërgon një mesazh të qartë kritikëve: “Opozita nuk ka një deputet më pak dhe qëndrimet politike opozitare janë krejtësisht të koordinuara. Të mos bësh pjesë në një grup parlamentar nuk të përjashton nga opozita.”

Reagimi:

Meqenese po shoh nje stuhi ne gote te ngritur nga soj soj mendjesh, jam e detyruar te bej kete sqarim.

Ne zgjedhjet parlamentare jam rregjistruar si deputete e PDIU-se, ne koalicionin Aleanca per Shqiperine Madheshtore.

Ne konfigurimin e ri te grupeve parlamentare kam mesuar qe jane krijuar tre grupe dhe  ne pamundesi per te krijuar nje grup parlamentar te PDIU-se,

nuk jam rregjistruar ne grupet aktuale, por jam pjese e opozites duke ruajtur identitetin e forces politike qe perfaqesoj.

Nese do kishte qene nje grup i perbashket opozitar padyshim do isha pjese e ketij grupi.

Kam qene dhe jam ne koordinim me kryetarin e grupit te PD per cdo aksion dhe qendrim politik te opozites

Dashakeqeve qe sot ju “qan” zemra per opoziten mund tju them se opozita nuk ka nje deputet me pak e se qendrimet politike opozitare jane krejtesisht te koordinuara.

Te mos besh pjese ne nje grup parlamentar nuk te perjashton nga opozita.

About Krye Redaktor

Check Also

Gazetari i Veliajt/ Kryeministre është Belinda Balluku

Gazetari i Veliajt dhe i afërt i pushtetit, Baze thotë se Kryeministre de facto e …