Në krye të SPAK, një Duman me fustan!

Nga Adriana KALAJA
Këshilli i Lartë i Prokurorisë dje, “hapi garën” 🙂 për Kreun e SPAK, nga ku janë paraqitur disa kandidatura.
Ndërkohë, Padishahu i Surrelit ka kohë që e ka emëruar Drejtuesin e SPAK.
Sërish një Duman, por këtë herë me fustan.
Anita Jella.
Madje që kur e emëroi në SPAK, me partnerin e tij të bindur e përulur, KPL.
Pse e them këtë?
Së pari, të gjithë në Sistemin e Drejtësisë e njohin si “mbesa” e Uluziut.
Së dyti, modeli i hetimeve, do të jetë i njëjtë, luftë pa kompromis Opozitës dhe Krerëve të saj.
Së treti, parimet e drejtësisë, do vijojnë të zëvëndësohen me urdhëra politikë, me fokus kryesor, konsolidimin e regjimit të Padishahut të Surrelit.
Jo më kot, mori vendim “mosfillimi” të procedimit penal kundra Padishahut dhe Lindës me 3 mbiemra, bashkë me Irenën me 3 mbiemra, për tokën në Surrel, kur kishin kaluar 11 muaj nga depozitimi i kallëzimit.
E solla këtë status se fillova të qesh kur lexova se KLP kishte “hapur garën” 😉 për Kreun e SPAK.
Pastaj, kur pashë reagimin e ambasadorëve, pas asaj që e kanë parë vetë se çfarë është bërë me Reformën në Drejtësi dhe abuzimin me fondet e BE dhe SHBA, i”a nisa të qesh me lot.
Në fakt, qesha se nuk qaja dot, do thonte populli sudedashës.
Gjithsesi, Ju ruajeni këtë status se nuk i dihet 😉
Ja kshu kshu.
Ta gëzojmë Dimanin me fustan.
PS: Nuk di deri kur do i fshehë të dhënat kriminale për bashkëshortin, por Ju e dini që unë kam dhënë proca se i çoj gjërat deri në fund.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria, një hap larg Botërorit-2026

Shqipëria ka shkruar një faqe të re në historinë e futbollit shqiptar, duke siguruar kualifikimin …