Deputetja e PD, Jorida Tabaku përmes një mesazhi në rrjetet sociale ka reaguar ndaj rastit të pamenduar nga mazhoranca socialiste, mungesën e diskutimit të programit të qeverisë në parlament, për herë të parë pas 35 vitesh demokraci.
Tabaku thotë se, Shqipëria po kalon një nga periudhat më të vështira të 35 viteve të fundit, ndërsa qeveria nuk ka vizion, nuk ka program dhe po riciklon premtime boshe. Sipas saj, integrimi është degraduar në një fjalë propagande dhe jo në një objektiv strategjik të ndërtuar mbi reforma reale.
“Socialistët sot bënë të pamenduarën, e mbyllën parlamentin pa një debat parlamebntar. Për herë të parë pas 35 vitesh program i qeverisë nuk diskutohet dhe e vërteta është e thjeshtë fare, sepse nuk kishin program thjesht një riciklim nuk kishin vizion thjesht një riciklim. Premtuan 12 vite më parë dhe përsëri para 4 vitesh integrimin, ku jemi sot, premtuan ekonomi më të fortë më pak taksa, shëndetësi falas, bujqësi, ku jemi sot. Jemi në situatën më të vështirë që Shqipëria po kalon në 35 vite.
Le të marrim me radhë. Përsa i takon integrimit që është bërë kryefjala e qeverisë. Cod gjë rrotullohet rreth një njeriu. Këto kujtojnë se integrimi është pjesëmarrja në samit, bërja e prezantimeve dhe të flasësh anglisht. Integrimi kërkon reformat të vërteta që sot i mungojnë Shqipërisë. Integrimi është kthyer në thjesht në një fjalë propaganda dhe jo fryma e gërma e cdo vendimi që qeveria merr”, shprehet Tabaku.
Gazeta RD