Berisha: Rama e hodhi në kosh përgjimin e Lubi Ballukut! Janë të lidhur si mishi me thoin!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat tha se, Rama e hodhi në kosh përgjimin e Lubi Ballukut, nëdrësa vjedhjet e tyre kanë alarmuar ndërkombëtarë
Ai tha se, kryeministri me ministren e Infrastrukturës kanë zbrazur në mënyrë të përsëritur digat e mëdha të vendit, duke shitur energjinë me çmime të ulëta për kompani të afërta me pushtetin, ndërsa më pas ajo është rishitur me shumëfishin e çmimit në tregun ndërkombëtar.
“Qytetarët duhet ta dinë se dyshja Rama-Balluku vjedhjet më kolosale i kanë bërë në fushën e energjisë.
Vjedhjet e tyre, që kapin qiellin në energji, shqetësuan shumë institucionet ndërkombëtarë.
Arriti problemi, në mënyrë të përsëritur digat, rezerva e artë energjetike e Shqipërisë, në kuptimin që Shqipëria mund të depozitojë në digat e liqenit të Vaut të Dejës, Komanit dhe Fierzës, sasi kolosale, qindra milionë euro energji, të cilat në ligjin e interesit publik të shqiptarëve, duhet t’i ruajë për kohërat kur çmimi i energjisë shkon në maksimum.
Lubia me Edi Ramën kanë zbrazur digat, duke ua shitur operatorëve të tyre në Shqipëri, kompanive me çmime qesharake, 40 euro.
Dhe këto, duke ua shitur kompanive të huaja me çmim 140 euro.
Dhe kjo si pasojë, duke blerë Shqipëria për shkak të zbrazjes së energjisë, në pikun e konsumit të energjisë me 200 dhe 300 euro megavatin.
Besoj se e shpjegova se çfarë vjedhje të tmerrshme ka bërë Lubi Balluku me Edi Ramën me energjinë.
Insistimi i institucioneve ndërkombëtare, Bankës Botërore dhe FMN-së, për ngritjen e bursës, kishte për qëllim pikërisht të frenonte këtë vjedhje të tmerrshme.
Por, bursa u ngrit dhe Lubia vazhdoi të gjithë transaksionet e energjisë jashtë bursës.
Pra, Rama, për të mos thënë pastaj aferat e tjera të mëdha, është i lidhur me Lubinë si mishi me thoin në vjedhje, vjedhje dhe korrupsion.
Ndaj dhe regjistrimi i fundit që i shkoi para dy javësh, ku biznesmeni i thotë me zë dhe figurë thotë që Lubia ka kërkuar kaq përqindje, Edi Rama e ka hedhur në kosh dhe e ka sjellë dje në parlament.
E kuptoni vetë pse e mbyllën dje në mënyrën më kriminale dhe më antikushtetuese seancën për 20 minuta, duke shënuar rekordin më të zi në historinë e botës të miratimit të një qeverie. As në kohë lufte nuk ka ndodhur ndonjëherë kjo”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

PD: Asnjë urdhër për bojkotin e mitingut në mbështetje të UÇK-së! Kauza e saj është krenari kombëtare

Partia Demokratike nuk ka dhënë asnjë urdhër, verbal apo me shkrim, që përfaqësues apo mbështetës …