Deputeti i PD, Saimir Korreshi reagoi ashpër pas vendimit për pezullimin me 10 ditë të kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe deputetit Fidel Kreka, si pasojë e ngjarjeve në seancën e djeshme parlamentare.
enoncoi sot në dalje nga sekretariati i etikës shkeljet flagrante të procedurave në Kuvend.
Korreshi pas daljes nga sekretariati i etikës shkeljet flagrante të procedurave në Kuvend tha se, sekretariati i etikës filloi direkt me masë disiplinore, ende pa u konsultuar mirë. Ai akuzoi Ramën për sjellje antikushtetuese dhe presion mbi opozitën.
Korreshi tha se, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi lejoi shkelje të hapura të rregullores dhe ndikimin e kryeministrit në punën e Kuvendit.
“Ju e patët se çfarë ndodhi në seancën parlamentare, ende pa u konsultuar mirë sekretariati i etikës filloi direkt me masë disiplinore. Ju e mbani mend sesi mandatin e kaluar jemi mbledhur si asnjëherë në 36 vjet parlamentarizëm. Filluam përsëri me këtë lloj gjuhe.
Sot duhet të ishte tek sekretariati i etikës kryetari i Kuvendit, zoti Niko Peleshi, i cili edhe pse ne e dimë që tashmë Shqipëria de facto janë shtrirë ndarjet e pushtetit në duart e kryeministrit, prapë nuk ka më pushtet legjislativ, ekzekutiv apo gjyqësor, por janë shkrirë të tera në një. E la të dirigjonte pa pikë turpi.
Ju e patët shumë mirë që as Kushtetuta, as rregullorja e Kuvendit nuk e lejojnë që një ministër të flasë, po e quaj ministër Diellën, po e le me prizën vënë, nuk po ja heqim prizen momentalisht, hall është kur të ikin dritat, se këtu në Shqipëri akoma luftojmë për drita 24 orë.
Asnjëherë në gjithë këto vite, në gjithë këto mandate legjislative, nuk ka bërë vaki ndonjëherë që të flasë ndonjë ministër për programin e qeverisë ende pa u betuar kryeministri dhe pa u formuar qeveria.
Ju e patë që Niko Peleshi, bashkë me kreun e grupit parlamentar, zotin Taulant Balla dhe shoqja Diella, në fjalët e saj ka provokuar opozitën, por shoku Peleshi gjatë ndërprerjes 5-minutëshe deklaroi se do t’i jepte, sapo të niste seanca, fjalën kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, zotit Gazment Bardhi.
Gjërën që nuk e mbajti, por si duket me shkelje syri, me vendimet e tyre bënë atë që mos t’i japin të drejtën opozitës për t’u shprehur mbi programin qeveritar.
Ju e patët që ai që në fillim të fjalës së tij ka qenë provokativ, siç ka qenë dhe antikushtetuese, dhe vënia në prizë e Diellës në momentin e kryeministrit.
S’ka bërë gjë tjetër zoti Gazment Bardhi, veçse i ka kujtuar rregulloren shokut Niko, por shoku Niko as rregulloren s’e ka marrë me vete.
Ne kemi kërkuar sot në komision pavlefshmërinë e seancës, kemi kërkuar gjithashtu që të vihen në dispozicion të rojeve provokimet që janë bërë si nga kryetari, po ashtu edhe nga kryeministri. Jam dëshmitari i një paçavureje që bëhet në sekretariatin e etikës”, u shpreh Korreshi.
Dy deputetët e PD, Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka janë përjashtuar për 10 ditë nga pjesëmarrja në seancat parlamentare.
Përjashtimi vjen pas tensioneve në Kuvend, ku opozita bllokoi foltoren e Kuvendit dhe hodhi në drejtim të kryeministrit Rama, kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi dhe ministrave, Rregulloren dhe rendin e ditës.
Përplasjet në Kuvend nisën kur kreu i qeverisë ndërpreu fjalën e tij, për të lidhur me sistemin e sallës një video të ministres digjitale Diella.