Reagon deputeti i PD: Kur na mbyllin gojën në Parlament, është detyra jonë të flasim më fort!

Deputeti i PD, Fidel Kreka ka reaguar lidhur me vendimin e sotëm të socialistëve, ku së bashku me Gazment Bardhi u përjashtunan me nga 10 ditë nga aktivitetet parlamentare për shkak të tensioneve në seancën e djeshme plenare.

Në një postim në rrjetet sociale, Kreka shkruan se u përjashtua vetëm se ngriti zërin kundër një kryetari sharlatan që sillet si pronar i Kuvendit, duke iu referuar Niko Peleshit.

“Kur na mbyllin gojën në Parlament, është detyra jonë të flasim më fort!

U përjashtova 10 ditë sepse ngrita zërin kundër një kryetari sharlatan që mendon se është pronar i Kuvendit.

Ne nuk tërhiqemi, nuk dorëzohemi!

Opozita duhet të ngrihet më e bashkuar dhe më e fortë se kurrë.

Si deputet i Partisë Demokratike, do të jem çdo ditë në krah të demokratëve dhe opozitarëve për të mbrojtur interesat e tyre!”, shkruan Kreka.

About Redaksia

Check Also

“Duart e pastra” dhe heqje imuniteti/ Ish-ministri socialist paralajmëron largimin e Ramës nga Shqipëria

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në A2CNN, deklaroi se Shqipëria sot ngjan me …