Shpërthimi i tritolit/ Mziu: E konsideroj një sinjal nga kjo mazhorancë për të më mbyllur gojën!

Deputeti i PD, Xhelal Mziu, u shpreh  në daljen e tij për media se nuk ka dyshime tek askush lidhur me shpërthimin e tritolit në banesën e tij Ai tha se e konsideron si një sinjal të mazhorancës për të mbyllur gojën.

“Nëse do të kisha indicie për persona, absolutisht nuk do të hezitoja për të dhënë emrin e tij. Unë dua të ju them që duke u treguar absolutisht i hapur në marrëdhëniet e mia dhe duke qenë kryetar bashkia apo si deputet nuk kam asnjë lloj konflikti me asnjë person, dhe nuk gjej dot asnjë lidhje që të ketë me mua apo familjen time për tu vendosur tritoli.

Unë e konsideroj edhe njëherë një sinjal nga kjo mazhorancë për të mbyllur gojën, siç ishte mbyllja e gojës dje në seancën plenare, por dhe çdo lloj reagimi që kemi pasur gjatë kësaj periudhe….

…Ishte policia aty, përcaktoi që ishte masë tritoli dhe morëm të gjithë ekspertizën e nevojshme. Shpresojmë që policia të jetë në lartësinë e duhur për të mbledhur mjaftueshëm informacione dhe duke marrë kamerat e gjithë lagjes dhe përreth saj.

Nëse ekziston vullneti i kësaj policie, absolutisht që do të kapen autorët dhe do të dalë se kush është porositësi. Shpresojmë që policia të jetë në lartësinë e duhur, edhe pse nuk jam shumë besimplotë në këtë drejtim, por urojmë që në këtë rast të jetë në lartësinë e duhur”, tha Mziu.

Ai tha se, “jo vetëm unë me familjen e komshinjtë, por dhe në Kamzë apo persona nga Tirana e kanë dëgjuar oshtimën e këtij tritoli.

“Siç tha dhe doktori, por besoj se jeni të informuar. Mbrëmë rreth orës 1 pa 10, pranë shtëpisë time në kodër Kamzë rruga e ‘Arbrit’, pati një shpërthim eksplozivi që falë Zotit nuk pat dëme në njerëz.

Isha unë me familjen, komshinjtë, por jo vetëm ato, por dhe në Kamzë apo persona nga Tirana e kanë dëgjuar oshtimën e këtij tritoli.

Pati dëme materiale. Normalisht jam i gëzuar që nuk pati probleme njerëzore as tek unë, dhe as tek kalimtarët që ishin në rrugë. Nuk kam asnjë lloj konflikti me asnjë person, gjatë karrierës time, nuk kam asnjë borxh ndaj askujt.

Unë e shoh këtë një akt absolutisht politik dhe është një sinjal për të treguar se, nuk mund të sillesh apo reagosh ndaj kësaj qeverie krimi dhe korrupsioni. Kështu që përveç se një hakmarrje politike unë asgjë tjetër nuk mund ta konsideroj.

Madje me gjithë njerëzit që komunikojmë dhe gjatë këtyre orëve nuk gjejmë asnjë gjë tjetër veç prapavijës politike apo sinjalit për të na bërë një ushtar të tyre dhe jo për të qenë një opozitë siç duhet, për të qenë një opozitë ndaj kësaj qeverie krimi dhe korrupsioni”, përfundoi Mziu.

 

About Redaksia

Check Also

Përgjimet e Antimafias për Ramën/ Dy kullat për të cilat u diskutua në Aruba

Sali BERISHA Një grup ministrash, bashkëpunëtorë të narkoterrorizmit ndërkombëtar, kanë udhëtuar me një çarter në …