CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Shpërthimi pranë banesës, reagon Mziu: Nuk kam asnjë konflikt!

Një shpërthim me tritol ka ndodhur pranë banesës së deputetit të PD, Xhelal Mziu. Bëhet e ditur se, lënda plasëse ishte vendosur në murin rrethues të banesës.

Lidhur me ngjarjen, Mziu është shprehur se nuk ka konflikt me asnjë person dhe nuk dyshon te dikush.

Deputeti ka deklaruar se në momentin që ka ndodhur shpërthimi, ka qenë në banesë bashkë me bashkëshorten e tij.

Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Autoritetet janë duke shqyrtuar pamje nga kamerat e sigurisë si dhe po marrin dëshmi nga banorët e zonës për çdo lëvizje të dyshimtë para apo pas shpërthimit.

About Redaksia

Check Also

“Duart e pastra” dhe heqje imuniteti/ Ish-ministri socialist paralajmëron largimin e Ramës nga Shqipëria

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në A2CNN, deklaroi se Shqipëria sot ngjan me …