Si SPAK po mban peng hetimin për Rama-McGonigal/ Asnjë i thirrur në 19 muaj

SPAK ka marrë një kallëzim për cështjen “McGonigal” më 24 janar të vitit 2024 nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Por SPAK, pas pranimit të kallëzimit, i kërkoi Bardhit të vërë në dispozicion materialet fillestare nga drejtësia amerikane.

Në dosjen “McGonigal”, të publikuar tashmë në faqen zyrtare të Departamentit të Drejtësisë, përmenden takimet McGonigal me kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë, deputetë e biznesmenë shqiptarë dhe aferat në të cilat ishte ngatërruar McGonigal, që nga fabrikimi i akuzave ndaj opozitës për paratë ruse e deri tek informacionet që këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Dorian Duçka i jepte zyrtarit të lartë të FBI në atë kohë. Ai po ashtu i kishte marrë McGonigal-it informacione të vlefshme për një kompani kineze që e kishte punësuar si këshilltar dhe që donte të investonte në Shqipëri, se ajo ishte nën hetim nga FBI.

Që prej janarit të vitit 2024, SPAK i drejtuar nga Altin Dumani nuk ka thirrur asnjë nga shqiptarët e përmendur në dosjen “McGonigal” për ta marrë në pyetje. Ky fakt ka nxitur edhe spekulimet mediatike dhe politike se Altin Dumait iu kërkua që të avancojë me këtë dosje, e cila përbën një çështje sensitive në Uashington.

About Krye Redaktor

Check Also

“Bakja bëhet edhe ndërtues” / Ka nisur ndërtim vilash, denoncimi

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, deklaroi se opozita ka nisur zyrtarisht procedurat …