Shpërthimi te banesa e deputetit, Berisha: Është iluzion të besosh se policia do zbardhë krimin politik!

Kryetari i PD, Sali Berisha komentoi ngjarjen e rëndë të shpërthimit me tritol në banesën e deputetit Xhelal Mziu.

Gjatë një konference për media, Berisha u shpreh se, policia është thellësisht dhe tmerrësisht e politizuar dhe se besimi se ajo mund të zbardhë krimin politik është një iluzion.

“Keni parasysh se policia është thellësisht dhe tmerrësisht e politizuar. Po u rikujtoj këtu, i nderuar zotëri, dhe qytetarëve se kohë më parë, kur unë paraqita para jush rastin e zyrës elektorale sekrete të PS në qendrën e votimit në Pekisht, në të cilën u gjetën fletë votimi, paund, lekë, karta identiteti, u gjet i gjithë dokumentacioni, polici, i cili bëri detyrën dhe mori në procedim pronarin e barit, u ndëshkua nga Proda i krimit.

U ndëshkua!

Unë nuk mund të them se çdo segment i policisë është i infiltruar nga krimi, por të besosh se do e zbardhë, do e pranojë të zbardhin krimin politik policia, është një iluzion”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Lëvizja e fundit e Ramës për të shpëtuar lëkurën e tij! Kërkoj dorëheqjen e menjëhershme, përndryshe do përballet me popullin shqiptar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi përmes një videomesazhi ndaj lëvizjes së fundit të …