Berisha: Nën implikimin direkt të Ramës janë zhdukur qindra milionë euro dhe ai e ka kuptuar se Veliaj mund t’ia nxjerrë në shesh

Lideri i opozitës, Sali Berisha tha gjatë konferencës për shtyp se, nën implikimin direkt të Ramës janë zhdukur qindra milionë euro dhe ai e ka kuptuar se Veliaj mund t’ia nxjerrë në shesh.

 “Janë të zhdukura 60-70 mln euro të dherave.

Janë të zhdukura rreth 13 mln me ‘EcoParkun’ e Porto Romanos. Nga 19 është realizuar me 6.7 mln euro. Që të gjitha direkt implikime të Edi Ramës.

Ai do ta shndërrojë Erion Veliaj. Tani e ka kuptuar që gjithçka është vepër e Edi Ramës dhe ai e ka kuptuar këtë që Veliaj mund t’ia nxjerrë ato në shesh.

Prandaj dhe Gjushin.

Thashë unë, telefonoi Gjushit, bëji një telefon, si e kalove natën mbrëmë thuaj”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …