Berisha: Petrit Malaj mashtroi në deklarimin e pasurisë! Emërimi i tij përbën kërcënim madhor për financat e shqiparëve

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një konferencë për mediat tha se, ministri i Financave, Petrit Malaj mashtroi në deklarimin e pasurisë. Ai tha se, emërimi i tij përbën kërcënim madhor për financat e Shqipërisë dhe shqiparëve.

“Po të shihni të ardhurat e deklaruara të këtij klani, janë qesharake.

Pra, po lexoja dje se kandidatëve për akademinë e rendit, u kërkohej një vërtetim nga Skapi i partisë, ata e dinë sepse, për të parë integritetin e tyre.

Kurse për t’u bërë ministër, Rama dhe Lubia të bëjnë në funksion të pagesave që u bën, të shërbimeve që u kryen.

Kur një ministër Financash mashtron për të paktën 7 vite, nuk deklaron rrogën e tj si drejtor ekzekutiv, por paraqitet si profesionist i lirë.

Kur lidhjet e tij me famëziun Gjoleka dhe bandat përreth tij, janë shumë komprometuese.

Mendoj se Petrit Malaj është me mashtrimin që ka bërë, në deklarimin e pasurive, me konfliktin e plotë të interesit, atë post e ka marrë në mënyrën më obskure.

Mirëpo keni parasysh ju, ai post është dhuratë totale e Edi Ramës, Lubi Ballukut.

Dhe përbën nivelin më kërcënues për financat shqiptare, po të kemi parasysh se në mënyra të përsëritura, ministra socialistë, kanë refuzuar firmat e urdhrave të paligjshëm të Edi Ramës, dhe jo njëherë, dhe kanë zbatuar ligjin.

Emërimi i këtij skllavi në atë detyrë përbën kërcënim madhor për financat e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

PD: Asnjë urdhër për bojkotin e mitingut në mbështetje të UÇK-së! Kauza e saj është krenari kombëtare

Partia Demokratike nuk ka dhënë asnjë urdhër, verbal apo me shkrim, që përfaqësues apo mbështetës …