Sille me shkrim/ Rama nuk lejon Veliajn që të flasë

Rama nuk e lejon Veliajn që të flasë para këshilltarëve para votimit për shkarkimin e tij nga detyra.
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka kthyer përgjigje ndaj kërkesës së kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj, i cili kërkonte të ishte pjesë e mbledhjes së së martës ku do të diskutohet dhe votohet shkarkimi i tij.
Në njoftimin e sotëm, këshilli thekson se, nëse Veliaj nuk mund të jetë i pranishëm fizikisht, ai ka të drejtë të dërgojë me shkrim vërejtjet dhe komentet e tij. Sipas tyre, çdo material i dorëzuar nga Veliaj do të administrohet dhe do t’u bëhet me dije anëtarëve gjatë seancës.
Kryebashkiaku, në kërkesën e paraqitur të premten, kishte theksuar se dëshironte të merrte pjesë vetë në mbledhje, duke argumentuar se mungesa e tij nuk lidhet me vullnetin personal, por me një “masë sigurie” që ai e konsideron të tepruar dhe të padrejtë.
Sipas Veliajt, vendimi i gjykatës i ka ndërprerë në mënyrë të paligjshme një mandat kushtetues, duke krijuar një krizë institucionale që, sipas tij, nuk mund të zgjidhet me një tjetër shkelje të Kushtetutës.
Mbledhja e Këshillit Bashkiak për fatin e Veliajt është caktuar për të martën, në orën 16:00.

About Krye Redaktor

Check Also

Përgjimet e Antimafias për Ramën/ Dy kullat për të cilat u diskutua në Aruba

Sali BERISHA Një grup ministrash, bashkëpunëtorë të narkoterrorizmit ndërkombëtar, kanë udhëtuar me një çarter në …