• Kreu
  • Aktualitet
  • Politike
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Shendeti
  • Editorial
  • Sociale
  • Ekonomi

Gazeta RDGazeta RD

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politike
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Shendeti
  • Editorial
  • Sociale
  • Ekonomi
Home/Sport/Babai i Yamal proteston për Topin e Artë: Diçka shumë e çuditshme ka ndodhur këtu!

Babai i Yamal proteston për Topin e Artë: Diçka shumë e çuditshme ka ndodhur këtu!

Redaksia 4 weeks ago Sport Comments Off on Babai i Yamal proteston për Topin e Artë: Diçka shumë e çuditshme ka ndodhur këtu! 20 Views

Babai i Lamine Yamal, Mounir Nasroui, nuk ishte aspak i kënaqur me humbjen e të birit të tij në garën për Topin e Artë 2025.

Pasi mësoi se Ousmane Dembele ishte fituesi, Nasroui u ndal shpejt në zonën e gazetarëve spanjollë për të lënë një deklaratë: “Viti tjetër është i yni”.

Por më vonë, ndërsa minutat kalonin, zemërimi i tij u rrit dhe e shprehu hapur në një video-telefonatë me mediumin El Chiringuito.

“Mendoj se është më e keqja… Nuk do të them grabitje, por dëm moral ndaj një qenieje njerëzore”, filloi ai ankesën e tij.

Dhe ai vazhdoi të mbronte arsyet pse beson se sulmuesi i Barcelonës duhet të ishte larguar nga gala mbrëmja me Topin e Artë në duar.

“Mendoj se Lamine Yamal është lojtari më i mirë në botë tani, me një diferencë të madhe. Jo sepse është djali im, por sepse është lojtari më i mirë në botë. Mendoj se nuk ka rivalë”.

“Lamine është Lamine Yamal, duhet të themi se diçka shumë e çuditshme ka ndodhur këtu “, shtoi ai, përpara se të bënte të njëjtin premtim që kishte bërë edhe kur u largua nga ceremonia: “Vitin tjetër Topi i Artë do të jetë spanjoll”.

Share
  • Facebook
  • Twitter
  • Stumbleupon
  • LinkedIn
  • Pinterest

About Redaksia

Previous Çfarë është Antifa, “armiku i deklaruar i Trump”?
Next Këlliçi: Bolino i favorizuar nga Rama grabiti truallin e shkollës, nuk tërhiqem!

Check Also

Fitore e madhe e Kosovës në Suedi, blindon vendin e dytë dhe marshon drejt Botërorit

Kombëtarja e Kosovës sonte zhvillon ndeshjen e dytë të muajit tetor, ku takohet me Suedinë. …

© Copyright 2025, Gazeta RD