Një pushtet si ky i “Lajes”

Nga Gent STRAZIMIRI

Asnjë ministër nuk e ka kompetencën të shkarkojë zëvendësin e tij.

Asnjë ministër nuk e ka as kompetencën të emërojë zëvendësin e tij.

Emërimi dhe shkarkimi i një zëvendësministri, është kompetencë e Këshillit të Ministrave.

Këshilli i Ministrave ia komunikon me shkrim emërimin e shkarkimin, pasi është mbledhur dhe e ka votuar, jo Ministri….

Kësisoj, akti i parë i ministres së brendëshme është një mashtrim nga pikëpamja e komunikimit publik, injorancë totale nga pikëpamja e mekanizmit ligjor-kushtetues, shembullor për nga arroganca që lind prej injorancës e, që veç “Laja” në film i afrohet deri diku…

Media, e gjitha, pothuajse pa asnjë përjashtim, e mori, e shpërndau madje masivisht e duartrokiti “Lajen” në aktin e parë të ekzekutimit të pushtetit të pakufizuar, të palegjitimuar, të pakohë, në këtë vendin që është gati për të hyrë në Evropë… pret vetëm datën në kalendar!!!

KAQ!

About Redaksia

Check Also

Dhuna ndaj protestuesve është dhunë ndaj Shqipërisë!

Nga Bujar Leskaj Pardje, e martë 30 qershor, me dhunën e kartonave, mazhoranca refuzoi kërkesën …