Sherr mes mjekëve në spitalin shtetëror në Tiranë, plagoset me thikë infermieri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Raportoht se 32-vjeçari Dashamir Çajka, me detyrë laborant radiolog, ka goditur infermierin Mikel Osmani.

37-vjeçari raportohet se është në kujdesin e mjekëve, ndërsa po punohet për kapjen e radiologut të arratisur.

“Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit.

Shtetasi M. O. është në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit D. Ç.”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.

About Redaksia

Check Also

Zhvatja e 9 mijë metrave tokë në Surrel nga Rama dhe vendimi i “Sokolëve të Partisë”

Adriana KALAJA Pa u harruar shija e keqe që la Kryetari i GJL Sokol Sadushi, …