Skemat piramidale online, investuan edhe qindra policë në Tiranë e Lezhë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet për skemat piramidale online. Dje u arrestua edhe Ereledio Shebeku, 35 vjeç. Sipas policisë, ai dyshohet si organizatori kryesor për zonën e Divjakës në lidhje me organizimin e këtyre skemave, ndërsa në kërkim vijon të jetë partnerja e tij.

Ndërkohë burime nga Policia bëjnë me dije se bazat kryesore të skemave piramidale nuk janë vetëm në Divjakë, por po hetohen nga Drejtoria e Krimit Kibernetik edhe grupe më të mëdha të skemave piramidale online, kryesisht në Tiranë, por edhe në Lezhë.

Këto grupe kanë mashtruar mijëra qytetarë, madje pre e mashtrimit kanë rënë edhe vetë efektivët e policisë.

Burime të besueshme i thanë A2CNN se qindra efektivë policie të rolit bazë (inspektorë) në Tiranë por edhe në Lezhë kanë rënë pre e mashtrimit të skemave piramidale online duke investuar para.

About Redaksia

Check Also

Binaj jep numrin e kontaktit/ Një lëvizje për ndryshim për ta shpëtuar Tiranën

Mesazhi: Me këtë video, dua të bëj një falënderim të sinqertë. Faleminderit të gjithë juve …