Zbardhet dëshmia e infermierit të plagosur me thikë në spital, arratiset radiologu

Mikel Osmani është infermieri që u plagos me thikë nga kolegu Dashamir Çajka sot në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

32-vjeçari Dashamir Çajka, me detyrë laborant radiolog, është shpallur në kërkim nga policia pasi u arratis menjëherë pas ngjarjes.

“Ne kemi bërë një debat verbal për motive banale”, mësohet të jetë shprehur infermieri i cili mbeti i plagosur.

Sakaq, Policia dyshon se dy kolegët janë zënë për një pacient.

About Redaksia

Check Also

Kurti: Me Ramën na ndan qëndrimi ndaj Beogradit zyrtar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se marrëdhëniet me homologun e Shqipërisë …