Pak ditë pas marrjes së detyrës, zhduket papritur ministrja e Shëndetësisë

Vetëm pak ditë pas betimit në detyrë, ministrja e re e Shëndetësisë, Evis Sala, është larguar nga Shqipëria për një periudhë dyjavore. Sipas burimeve, ajo ka njoftuar stafin e saj se do të rikthehet në vend më 2 tetor.

Dalja e fundit publike e ministres ishte prezantimi i drejtuesve të rinj të QSUT-së, Anxhela Paparizo, dhe i FSDKSH-së, Arti Papajani, ish-drejtor i Tatimeve në periudhën e qeverisjes së PD-së.

Ndryshimet në drejtimet kryesore të institucioneve nën varësinë e Ministrisë së Shëndetësisë kanë qenë të shpejta, ndërsa burime sinjalizojnë se lëvizje të tjera pritet të ndodhin edhe në Agjencinë Kombëtare të Barnave.

Largimi i ministres vjen në një moment kur sektori i shëndetësisë gjendet përballë sfidave të rëndësishme, duke ngritur interes mbi mënyrën se si do të vijojë të menaxhohet ritmi i reformave dhe vendimmarrjeve gjatë kësaj periudhe.

About Redaksia

Check Also

PD: Asnjë urdhër për bojkotin e mitingut në mbështetje të UÇK-së! Kauza e saj është krenari kombëtare

Partia Demokratike nuk ka dhënë asnjë urdhër, verbal apo me shkrim, që përfaqësues apo mbështetës …