Berisha: Noka, Këlliçi dhe Alimehmeti do negociojnë me partitë opozitare për emrin e kandidatit të Tiranës

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë konferecës për shtyp tha se, Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti janë ngarkuar nga ai për të negociuar me partitë opozitare lidhur me emrin e kandidatit të përbashkët për Bashkinë e Tiranës.

Berisha tha se, ky është një proces që po zhvillohet në bashkëpunim me të gjitha partitë opozitare, brenda dhe jashtë koalicionit, dhe se nuk është në interesin e tij të përmendë emra konkretë para përfundimit të konsultimeve.

“Iu përgjigja dje pyetjes tuaj.

Unë kam ngarkuar një grup prej 3 personash që do të negociojnë me partitë e tjera për emrat.

Do të jetë Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti. Do të jenë përfaqësuesit tanë që do negociojnë me partitë e tjera.

Por tani, a më shkon mua që nga një anë të ngarkoj dhe t’u them partive që do negociojmë, dhe nga ana tjetër të them emra. Kjo nuk më shkon.

Prandaj, ata do mblidhen sot dhe do bashkërendojnë, kanë filluar që dje në një farë mënyre në disa aspekte.

Këta tre persona, z.Noka, z.Këlliçi dhe z.Alimehmeti janë të ngarkuar të negociojnë me të gjitha partitë opozitare, koalicioni dhe jashtë koalicionit.

Ata takohen për kandidatët, me partitë. Pasi të bjenë dakord, se duhet të bjenë dakord me parti të tjera. Pastaj, vjen radha e kandidatëve.

Puna është në vazhdim.

Unë, natyrisht nuk kam ndërmend të prononcohem për njeri, meqënëse ky është një proces. Po të ishte ndryshe, ju flisja unë këtu, vija ju thosha që kandidati i preferuar do jetë ky. Jo, nuk është ashtu”, tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Shqipëria, një hap larg Botërorit-2026

Shqipëria ka shkruar një faqe të re në historinë e futbollit shqiptar, duke siguruar kualifikimin …