Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë një konferencë për shtyp se,opozita nuk ra në kurth në parlament, ne mbrojmë Kushtetutën dhe rregulloren e parlamentit.
“Unë kam respekt për çdo gazetar që vjen këtu në konferencë shtypi. Por unë di që përfaqësoni një televizor dhe jo AMA-n e qeverisë. Është AMA ajo që monitoron, por se e dhanë një moment. Po shiko lajmet sa japin.
Kontrollo edicionet e lajmeve të mediave që i kontrollon qeveria sa japin ketë gjë. Kontrollo titujt e gazetave dhe portaleve sa e kanë Arubën, edhe pastaj më thuaj.
Merri titujt sot të mëngjesit se, Aruba ka tre ditë që ka shpërthyer, ndaj dhe unë e nisa konferencës duke denoncuar censurën.
E dyta, po ne kërkojmë dhe do kërkojmë. Ne e dorëzuam dhe në Gjykatë Kushtetuese dhe natyrisht kjo është një kërkesë e ligjshme.
Mund të ju them unë ju, ai ishte një skenar, tani është shumë e qartë. Shkoni e pyesni. Asnjë deputet socialist nuk kishte përgatitur një fjalë. Asnjë nga ata që quhen ministra sot, nuk kishte përgatitur një fjalim.
Që të gjithë kishin ardhur në funksion të atij skenari provokimi. Por nëqoftëse njeriu provokon me Kushtetutën, me rregullat e parlamentit dhe ka të tjerë që thonë se, opozita ra në kurth, unë u them atyre zotërinjve dhe atyre që mendojnë kështu; opozita mbron kushtetutën, opozita mbron parlamentin dhe rregulloren, dhe u përgjigj në mbrojtje të saj. Sigurisht që do insistojmë në kërkesën tonë”, tha Berisha.