Ish-Drejtuesi i FBI merret i pandehur në SHBA/ Projekti që firmosi me Ramën dhe Tahirin

Ish-Drejtori i FBI është marrë i pandehur nga drejtësia amerikane dhe ndaj tij do të nisi edhe gjyqi.

Një juri federale në shtetin amerikan të Virxhinias ka ngritur aktakuzë ndaj ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, me dy akuza të lidhura me dëshminë e tij në Kongres, raporton BBC.

Comey, i cili prej kohësh është kritikuar nga presidenti amerikan Donald Trump, akuzohet se ka gënjyer Kongresin gjatë dëshmisë së tij në shtator 2020, në lidhje me atë nëse ai kishte autorizuar rrjedhjen e informacionit të klasifikuar në media.

Comey është i pari ish-drejtues i FBI që merret i pandehur. Comey në të njëjtën kohë është edhe njeriu që firmosi me Tahirin në vitin 2016 për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, një institucion që më pas u shndërrua në një organ hetimi politik kundër kundërshtarëve të Ramës.

Comey ishte edhe njeriu i cili postoi në rrjetet sociale foton e një simboli të koduar që pas zbërthimit të tij nënkuptonte synimin për të ekzekutuar Presidentin amerikan Trump.

 

 

About Krye Redaktor

Check Also

Lidhjet mes vrasësve të Artan Santos dhe Ervis Martinajt/ Gazetari: Një struturë kriminale komandon sot

Gazetari Artan Hoxha ka hedhur dyshime se zhdukja e Ervis Martinajt mund të ketë lidhje …