Presidentja Osmani takohet me Trump: Miqësia me SHBA-të, boshti i pathyeshëm i Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, janë takuar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe Zonjën e Parë, Melania Trump, gjatë qëndrimit të tyre në Nju Jork.

Presidentja Osmani ka bërë të ditur se biseda me Presidentin Trump ishte e gjatë dhe përmbajtësore.

“Faleminderit Presidentit Trump për interesimin e veçantë që tregoi për rolin e pazëvendësueshëm të Amerikës në Kosovë dhe në rajonin tonë, si dhe për angazhimin e tij të palodhshëm për paqe,” shkroi Osmani në një postim në rrjetet sociale.

Ajo theksoi gjithashtu se marrëdhëniet me SHBA-të mbeten thelbësore për shtetin e Kosovës.

“Miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet boshti i pathyeshëm. Kosova do të jetë gjithmonë në anën e demokracisë, lirisë dhe partneritetit me SHBA-të, sepse pikërisht aty rreh zemra e lirisë sonë,” shkroi Osmani, duke shtuar se “takimi vjen në një kohë kur liderë të ndryshëm botërorë ndodhen në Nju Jork për sesionin e radhës të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, theksoi Osmani.

About Redaksia

Check Also

Plani i paqes/ Askush nuk do të detyrohet të largohet nga Gaza

Shtëpia e Bardhë ka ndarë planin “gjithëpërfshirës” të Donald Trump për t’i dhënë fund luftës …