Kryetari i PD, Sali Berisha tha në konferencën për shtyp se, Edi Rama u kthye nga Aruba me orë 400 mijë euroshe! Ai u shpreh se, Aruba është dëshmia më flagrante ndërkombëtare e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të Edi Ramës me grupet terroriste të shpallura nga SHBA të narkoterroristëve shqiptare dhe ndërkombëtarë.
“Takimi i Arubës përcillet në heshtje varri nga Edi Rama dhe narkoministrat e tij.
Por, Aruba është dëshmia më flagrante ndërkombëtare e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të Edi Ramës me grupet terroriste të shpallura nga SHBA të narkoterroristëve shqiptare dhe ndërkombëtarë.
Edi Rama po bën gjithçka që ta arkivojë në harresë Arubën, por kjo nuk do mund të ndodhë.
Garantoj shqiptarët se opozita është totalisht e përkushtuar për transparencë të plotë, pasi në këtë takim, marrëveshja midis narkoqeverisë dhe narkoterroristëve, për të shndërruar Shqipërinë në parajsën e parave të tyre të krimit.
Nga ky takim, thuhet se Edi Rama u kthye me një orë 400 mijë euroshe, me diamante dhe safire të çmimeve më të larta.
Edi Rama nuk flet për takimin e Arubës sepse ky takim njëlloj si Maduron e Venezuelës, e shpall atë një kryetar të narkoshtetit të parë dhe të vetëm të kontinentit.
Ne, PD, e cila ka qëndruar fuqishëm siç e dini ju që në fillim e gjer sot ka denoncuar pa ndërprerje narkoshtetin shqiptar, pasojat shkatërrimtare të narkoshtetit, zëvendësimin e shtetit ligjor me shtetin e mafies, zëvendësimin e ekonomisë së tregut me narkoekonomi, largimin masiv të shqiptarëve nga Shqipëria, ndjehet e inkurajuar nga vendimet e fundit të presidentit Trump, i cili i shpalli kartelet e drogës si organizata terroriste.
Por dua të informoj shqiptarët se presidenti i Francës gjithashtu vendosi të përdorë ushtrinë, njësitë të saj të specializuara, kundër organizatave të krimit të organizuar.
Çfarë tregojnë këto? Këto tregojnë se kartelet e drogës dhe organizatat kriminale përbëjnë rrezik madhor për sigurinë e vendeve, sigurinë e rajoneve, rrezik madhor për paqen dhe sigurinë në botë”, tha Berisha.