CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Dosja “Partizani”/ Gjykata nuk lejon mediat, Malltezi: Kërkova transparencë, jo pamje për show…

Në seancën gjyqësore të së hënës për dosjen “Partizani”, ku i pandehur është Jamarbër Malltezi, mediat kishin shprehur interesin për të ndjekur të gjithë zhvillimin e seancës, kërkesë për të cilën vetë Malltezi ishte shprehur dakord.

Megjithatë, GJKKO vendosi të rrëzojë kërkesën për regjistrim, duke lejuar vetëm filmimin e momenteve të nisjes së seancës, siç është praktika e zakonshme në shumicën e proceseve gjyqësore. Malltezi reagoi pas vendimit, duke e kundërshtuar vendimin e gjykatës dhe duke theksuar se qëllimi i kërkesës së tij ishte transparenca e plotë, dhe jo krijimi i një efekti mediatik të njëanshëm.

“Kam bërë kërkesë që të regjistrohet e gjithë seanca, për të pasur një proces sa më transparent dhe të dëgjohen qëndrimet e të gjitha palëve. Gjykata e rrëzoi këtë kërkesë, duke lejuar vetëm regjistrimin e fillimit të seancës. Unë nuk mund të lejoj që të filmohen vetëm pamje sa për show. Po të jepej mundësia për të parë të gjithë seancën, do ta kuptonit që gjykata dhe prokuroria janë bërë lepe-peqe”, u shpreh Malltezi.

Procesi ndaj Malltezit vijon në kuadër të hetimeve për çështjen e pronave të ish-klubit sportiv “Partizani”, ndërkohë që mbrojtja këmbëngul për transparencë të plotë dhe publikim të gjerë të çdo zhvillimi gjyqësor.

About Redaksia

Check Also

Shantazhi/ Kush është njeriu i Ballukut më të cilin përgjonte Ambasadat?

Vazhdon terrori i pandërprerë i Lubi Ballukut ndaj eksponentëve të tjerë të partisë së krimit. …