Presidenti Trump thotë se do të kryesojë një “Bord të Paqes” kalimtar për të mbikëqyrur rindërtimin e Gazës sapo të përfundojë lufta atje.
Trump tha se nuk ishte vendimi i tij për të drejtuar këtë bord. “Më besoni, jam shumë i zënë”, tha ai. Por nga ana tjetër, ishte dakord me këtë gjithsesi.
Një dokument i publikuar nga Shtëpia e Bardhë më parë tha se bordi do të përfshinte krerë të tjerë shtetesh, si dhe ish-kryeministrin britanik Tony Blair, i cili luajti një rol të madh në zhvillimin e planit të ri.