Mazhoranca refuzon kërkesën PD për mocion me debat me qeverinë, Bardhi: Keni frikë…

Në mbledhjen e kësaj të marte të Konferencës së Kryetarëve, Grupi Parlamentar i PD ka kërkuar që të zhvillohet një mocion me debat, me fokus kryesor prioritetet e qeverisë, veçanërisht në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Kjo nismë erdhi si një kërkesë për më shumë transparencë dhe diskutim të hapur mbi qëndrimet dhe planet e ekzekutivit për të adresuar sfidat kryesore të vendit.

Gazment Bardhi theksoi se kërkesa e Grupi Parlamentar të PD-së për zhvillimin e mocionit me debat është plotësisht e ligjshme dhe e përputhshme me rregulloren e Kuvendit.

“Nuk është caktuar seanca për këtë të enjte, dhe kërkojmë që ky mocion të zhvillohet pikërisht këtë ditë,” tha ai, duke shtuar se ky debat është një mundësi e rëndësishme për të diskutuar aspiratën e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Bardhi e akuzoi mazhorancën se po shmang debatin dhe transparencën lidhur me politikën e integrimit evropian. “Mazhoranca i shmanget debatit dhe transparencës për qeverinë, duke refuzuar kërkesën për mocion,” theksoi ai, duke kërkuar që Konferenca e Kryetarëve të vendosë menjëherë për zhvillimin e këtij mocioni.

Në një moment të fjalës së tij, Bardhi iu drejtua mazhorancës duke u shprehur: “Keni qenë ju që keni bertitur në Kuvend se opozita nuk do debat. Sot jeni ju që po e faktoni se kush nuk do debat, kush nuk ka një bilanc për t’u përballur në debat, kush nuk ka një program të qartë për atë që e keni shpallur si prioritet, pra anëtarësimin në BE.”

Megjithatë, mazhoranca ka shmangur debatin duke refuzuar kërkesën për mocion, duke lënë të hapur pikëpyetje mbi angazhimin e saj për transparencë dhe bashkëpunim në procesin parlamentar.

Bardhi e cilësoi këtë refuzim të mocionit si një shenjë të frikës nga përballja me opozitën dhe mungesës së një bilanci konkret për realizimin e premtimeve.

Bardhi e mbylli fjalën e tij me një kritikë ndaj bilancit të qeverisë, duke thënë: “Bilanci i vetëm i qeverisë është ku do të udhëtojnë për takime, kujt do t’i japin leje ndërtimi, cili është koncesioni i radhës apo cilat para do të vidhen”,

About Redaksia

Check Also

Afera-Rama/ 121 milionë euro për të korruptuar ish-Ambasadoren e SHBA dhe jo vetëm atë

Yuri Kim është kapur në një aferë të pastër korruptive me Ramën dhe detyra e …