Ndiq qindarkën e fundit, duhet të jetë motoja e SPAK…

Nga Adriana KALAJA

E përshtatur nga thënia që akoma bërtet fort “Ndiq paranë”, e Falkones së pavdekshëm, mendoj se ndjekja deri në qindarkën e fundit nga organi i akuzës, i parave të pista, duhet të jetë qëllimi kryesor i SPAK, në Tiranën (gjithë Shqipërinë në fakt), e kthyer në “lavatriçe” të parave të pista.

Tashmë kjo e evidentuar nga shumë institucione ndërkombëtare, e deri nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Ndërkohë që të rinjtë jetojnë me qira në apartamentet e trafikantëve dhe pronarëve të inceneratorëve – unë kam vendosur që nesër të kallëzoj në SPAK, “kompetentin” e pastrimit të parave në ndërtim!

Kur janë 84, pse mos bëhen 85 …… kallëzime?

Monitor sot raportoi se apartamentet janë kthyer në një “mollë të ndaluar” për çiftet e reja dhe të rinjtë, të cilët po jetojnë me qira në apartamentet e trafikantëve të drogës dhe të arrestuarve për inceneratorët.

Shkak për këtë realitet dramatik, është projekti i pastrimit të parave në ndërtim – projekt i Edi Ramës, i cili na bën thirrje të blejmë apartamente në kullat e drogës, për të cilat ai ka firmosur leje.

Madje, me kushtin që të gjitha firmat e ndërtimit, milionat e eurove korruptivë, të kalojnë nëpërmjet studiove të arkitektëve, pjesë e listës e bashkëpunëtorë në krim të Kryeministrit.

Unë kam vendosur të mos bëhem pjesë e Sudeve të ekonomisë dhe jurisprudencës, por të bëj atë që di të bëj më mirë: aktin në dobi të interesit publik, ashtu siç e kam bërë këto vite.

Ky krim duhet të marrë fund, dhe SPAK duhet të kërkojë ndihmën e autoriteteve ligjzbatuese amerikane, për të çmontuar këtë piramidë financiare që ka zhvatur të gjithë shqiptarët.

Në këtë akt kriminal që mer nismë nga vullneti i Kryeministrit, nuk mungojnë daljet e sponsorizuara të drejtuesve të bankave offshore, të cilët na propagandojnë rritjen e vlerës së pronës dhe, së fundi, u shpërblyen me leje ndërtimi në një sipërfaqe ekstremisht të madhe.

Kjo është arsyeja, që nesër në orën 11:00 do të jem para SPAK për këtë çështje, duke besuar se kjo është një detyrë e imja qytetare.

Njëkohësisht, duhet të jetë dhe detyrë e gazetarisë së pavarur, të pasqyrojë lajmin, e të mos fshihet pas propagandës së regjimit lidhur me zhvillimin e vendit dhe rritjen e vlerës së pronës.

Ndryshe?

Kur të plasë flluska e ndërtimeve me para të pista, para idesë së tritolit lançuar nga unë si e vetmja mënyrë pët të pastruar Tiranën, kullat e “zhvillimit”, që ju i keni promovuar, “do ju zenë brenda”.

Ndaj, mos mungoni…..

About Redaksia

Check Also

Peleshi i pambuktë dhe parlamenti prej leshi që s’ka turp të ketë turp

Nga Luçiano BOÇI Kjo nuk është më politikë dhe kjo nuk është lojë fjalësh. Kjo që …