Nga Flamur NOKA
Ylli Kim, e nxjerrë në pension nga Departamenti i Shtetit që 53 vjeç, gjeti një vend pune në #Shqipëri. Punëmarrësi quhet #ExxonMobil dhe është një emër i njohur për #shqiptarët në projektin e dy anijeve gjeneratorë që mbërritën në #Vlorë në vitin 2022, nëpërmjet një kontrate të majme që rezultoi një tjetër gropë thithëse për paratë e tyre. #Shqipëria e shndërroi shoqen Kim, jo vetëm në një yll ekrani, por i siguroi asaj një të ardhme të begatë. Një det me para, që Ylli Kim e quajti asokohe “një akt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë”.
Për të përligjur ardhjen e ExxonMobile në Shqipëri u angazhuan drejtpërdrejt #Rama dhe lubia e tij #Balluku, të cilët i panikosën shqiptarët duke u treguar burgun, në rast se nuk bëheshin nikoqirë e të kursenin energjinë elektrike, duke nisur nga mos’hapja me tepri e derës së frigoriferit, te heqja e karikuesit nga priza.
Ylli Kim, pasi prodhoi modelin më ndërhyrës në punët e brendshme të Shqipërisë nga një diplomate e huaj, duke u sjell herë si guvernatore e herë si gjykatëse supreme, rikthehet si drejtoreshë në vendin që e zbukuroi dhe i mbushi xhepin. PengBajrami kërkoi krah pune në #Bangladesh, por nga tjetërkund i erdhi drejtoreshë.