Skandali/ Ushtar “Bakja” dekreton zgjedhje antikushtetuese për Bashkinë e Tiranës

Njeriu që qëndron në krye të Presidencës ka dëshmuar sot se ai është thjesht një zar i Ramës dhe jo një President i shqiptarëve duke shkelur hapur Kushtetutën.

Bajram Begaj ka shkelur sërish Kushtetutën për interes të kryeministrit Edi Rama, duke dekretuar datën e zgjedhjeve të pjesshme në ‘9 nëntor’ në të gjashta bashkitë e vendit, të cilat kanë ngelur pa kryetar, duke përfshirë edhe Bashkinë Tiranë.

Edhe pse ish-kryetari Erion Veliaj e ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij nga Këshilli i Ministrave, ku sipas Kushtetutës duhet pritur të shprehet gjykata mbi këtë vendim, presidenti Begaj nuk i ka marrë në konsideratë ligjet e vendit, duke dekretuar zgjedhje antikushtetuese për interes të Edi Ramës.

About Krye Redaktor

Check Also

Reagimi i gazetares/ Shqipërisë i duhen protesta si ajo e 24 janarit, opozita të mos ndalet

Gazetarja Jonida Shehu, e ftuar në një studio televizive, vlerësoi protestën e fundit të opozitës …