Incident diplomatik/ Mediat ruse japin lajmin e talljes së Ramës me Presidentin Trump

Mediat ruse i kanë dhënë jehonë batutës së Ramës me presidentin Macron dhe presidentin e Azerbajxhanit Aljev. 

RT ka postuar videon ku Rama bën shaka me Macron dhe tallet me pretendimin e Donald Trump, se ky i fundit i dha fund konfliktit mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë. 

Rama i tha Macron, se duhej të kishte uruar atë dhe Aljev pasi më në fund bën paqe. Për këtë Rama i tha Macron të kërkonte falje se nuk i ka uruar ende. 

Tre liderët u panë në Komunitetin Politik Evropian që po zhvillohet në Kopenhagen të Danimarkës.  Trump ka ngatërruar disa herë Shqipërinë me Armeninë, pasi kjo e fundit ka patur konflikte me Azerbajxhanin dhe liderët e dy vendeve ishin dhe në Shtëpinë e Bardhë. 

About Krye Redaktor

Check Also

Prokurorët po hetojnë “pastruesen më të madhe” të parave/ Xhensila me 60 mije euro

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet ndaj këngëtares së njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, nën dyshimet …