Vritet me thikë një 50 vjeçar në Tiranë

Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e kësaj të enjte, rreth orës 20:10, në zonën e Babrrusë në Kamëz.

Policia raporton se nga kqyrja paraprake, në trupin e viktimës është konstatura një plagë e sjhkaktuar me mjet prerë, ku dyshohet si ai është vrarë me thikë.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës, teksa bëhet fjalë për një burrë rreth 50 vjeç. Trupi i pajetë do të dërgohet në morgun e Tiranës, ku do të kryehet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë.

Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, kapjen e autorit si dhe sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

About Redaksia

Check Also

Dy lajme të gëzueshme në një ditë për familjen Rama…

Nga Xhevat MUSTAFA Më 14 qershor 2026, Edi udhëtoi për në Zvicër, si turist, si …