Begaj, një skllav i krimit/ Berisha: Dosja e gjirit të Limianit e bëri President

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, presidenti është një skllav i krimit që fshihet pas Rusmalit! Gjatë konferencës për shtyp, Berisha tha se, ne nuk bojkotojmë, por do luftojmë në atë hapësirë që kemi.

“Së pari, të ndalem pak te Bajram Limiani.

Në qoftë se shkoni dhe merrni dosjen e gjirit të Limianit, e bazës ushtarake, ju do gjeni aty se ajo dosje krimi e bëri atë president.

Shqipëria nuk ka president, ka një skllav të krimit që fshihet prapa gishtit dhe që më thanë se u fsheh prapa Rusmalit.

Tani më thoni ju mua pak, në të drejtën kushtetuese, ose në parimësi, njeriu më përgjegjës për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është presidenti i Republikës.

Kushtetuta austriake ka për përmbarues të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, presidentin e Austrisë.

Kurse Bajram Limiani, fajin e ka Ilir Rusmali, tha.

Çfarë mund t’u thuash këtyre, turpi i historisë.

Dosjen ia mban Altin Troplini këtij, ka dosje Altin Troplini, por po e mbron atë.

Nuk ka akt më të turpshëm.

Tani, nuk bojkoton PD. Ne jemi në kushtet e një regjimi autoritar, ne jemi kushtet e një diktature autoritare, në të cilat ligji dhe Kushtetuta janë një letër e vdekur.

Por duhet të jemi shumë të hapur, ose duhet të vazhdojmë betejën në këtë hapësirë që kemi, ose duhet të largohemi nga kjo hapësirë dhe të kalojmë me metoda të tjera.

Por ne jemi forcë demokratike, ndaj dhe ne qëndrojmë edhe në këtë hapësirë të kufizuar që Edi Rama e ngushton në mënyrën më të turpshme, së pari duke emëruar për kandidate për bashkinë e Tiranës njërën nga njerëzit më të korruptuar dhe më të inkriminuar në historinë e vendit, ajo që mbarë Tirana e quan Korba e Covid-it.

Në kohën kur Tirana ishte një spital si kurrë ndonjëherë në historinë e saj qënga Mesjeta, vidhte në mënyrën më të papërmbajtur fondet për maskat, për respiratorët, për ilaçet e të sëmurëve që vdisni njëri pas tjetrit.

Falsifikonte me pesë herë numrin e vdekjeve.

Bllokonte shtrimet.

Oferta e zezë apo Korba e Korrupsionit, në çdo vend ku ligji është ligj do të dënohej me dënimet maksimale të kodit të atyre vendeve.

Ajo ngjiti Shqipërinë në tre-katër vendet me vdekshmërinë më të lartë në botë nga Covid-i pikërisht me vjedhjet që u bënte fondeve për ilaçet.

Pra, merr këtë të parën për Edi Ramën.

Për të tjerët, kuptohet se është i aftë të bëjë çdo gjë.

Por ne nuk bojkotojmë. Edhe unë jam i bindur se akti më i thjeshtë është bojkoti. Akti më i vështirë është vazhdimi i betejës në atë hapësirë që kemi. Ne këtë do bëjmë.

Edi Rama do festonte nëse do bojkotonim, por ne nuk do ia japim atë kënaqësi atij. Ne do ta luftojmë atë çdo orë, çdo ditë, kudo që të jetë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

KLSH: Mangësitë në Onkologjik, pasoja të rënda për pacientët me kancer!

Një vit pas raportit tronditës që nxori në pah mangësitë në trajtimin e pacientëve me …