Nga Ndriçim KULLA
Çdo kush do kishte shumë kurizitet që ta shikonte fytyrën e liderit global mbas batutës së batutës së tij për presidentin Tramp, kur lajmi mori dhenë dhe u përhap valë – valë në të gjitha mediat prestigjioze evropianë dhe botërore.
Zëmra e tij, e cila rreh nga brënda vetëm si një radikal i majtë dhe gjithmonë kryen ritual të zbraztë që i dalin një nga një nga subkoshienca, nën instinktin e fortë të frikës, jo rralle për siguri, i kthehet filozofisë së aparencës, për tu endur dhe për të jetuar përtej së majtës dhe së djathtës.
-“Bëra shaka” – na thotë mbas një ore i frikësuar për tu justifikuar i përgjunjuri evropian i dëlirëve të mëdha të vetvetes, mbasi atë qesëndi pa vend të cilën e bëri jo për zhelet e ndonjë prej atyre që drejton institucionet e kapura të pushtetit, por për presidentin e SHBA.
Po a mund të ketë vlerë kjo mënyrë përgënjeshtrimi?!
Asgjë nuk ndryshon. Falja e tij është hipokrizi taktike. I vërteti është Edi Rama në video në lidhje me talljen e presidentit amerikan.
Po ti bësh një analizë të hollësishme vendit ku ai ka zgjedhur të bëj shakanë e tij pa krip, të vjen menjëherë ndërmend gjirizi i shoqërive të tij okulte, si p.sh gjirizi i dasmës së vëllait tij të vogël Aleksit , apo nga gjirizet e shumta me McGonigal me të cilin shakatë për shkarkimin e Donald Trampit në mandatin e parë i bënin rrugëve të Tiranës të shoqëruar nga Yuri Kim, Damian Gjiknuri apo Dorian Duçka.
Makthi i pushtetit, (sepse ai llogaridhenies nuk i beson kurrë), i zgjojnë dramën e talentit të dështuar, që nuk u bë dot kurrë piktor.Impulset e dhunën së brëndëshme që i shpërthejnë nga frika e humbjes së pushtetit liderit global , i ngjallin inatet e përditshme politike dhe i shpërthejnë dhunën e pa kontrolluar, ku në ato çaste, në pa mundësi që të përdorë forcën e pushtetit shpërthen me helmin e gjarprit të fjalës.
Që ti je një gomar, Edi Rama, kjo është një gjë që duket. Ky ka qenë një lajtmotiv që të ka shoqëruar që prej 30 vitesh, e të përshtatet fiks sot, kur shikon batutën tende të shëmtuar dhe pa kripë fare, me të cilën ke dashur të ngatërrosh një lapsus të presidentit Trump, me nje traktat të vërtetë paqeje, mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Nuk ishte aspak relevant emri, për diçka, ku presidentët e dy vendeve që e nënshkruanin ishin aty prezent. Por egoja jote e fryrë dhe dallaveraxhije, jo, nuk kap thelbin, përmbajtjen e thellë të luftërave të tmerrshme që këto dy vende kanë kaluar, por do të bëjë pehlivanin qesharak të një gabimi njerëzor, që ska lidhje fare me atë që ti kërkon të thuash. Ndaj, që je i ngratë dhe i pafytyrë, Edi Rama, kjo është një gjë që sot u duk qartë para syve të gjithë botës!
Kur i mençuri tregon hënën me gisht, budallai nis të analizojë gishtin. Kështu shkruan Konfuci, dhe duket sikur e ka shkruar bash për ty, për këtë torollakun viral që u bëre sot. Nuk ia ul, kjo shakaja jote trashamane, as edhe një dromcë meritat e presidentit Trump për paqen, jo vetëm mes këtyre dy vendeve, por edhe mes shumë të tjerave që ai ka realizuar, pavarësisht nga e qeshura prej bufoni e Makronit, që vetë Trump e ka bërë qesharak e të parëndësishëm në shumë raste. Ajo i nxin faqen Shqipërisë së parës, dhe pastaj atyre vendeve që kishin përfaqësuesit e tyre aty. Ajo na bën me turp të gjithë ne shqiptarët që e duam dhe e kemi si yll polar të dashurisë, nderimit dhe respektit, marrëdhënien me popullin amerikan, president i të cilit, është sot i plebishit-votuar dhe krenar, vetë presidenti Trump. Ndaj, që ti je një kloun i pështirë, Edi Rama, kjo është një gjë që sot iu vu kapaku.
Nuk ke lënë njeri pa u lëpirë,pa u gjunjëzuar , as korridor e sallë lobimi pa fshirë me gjuhë lajkash e parash, madje edhe b…. e ke nxjerrë në ankand, vetëm e vetëm për një takim, qoftë edhe rastësor, pikërisht me atë president, që po kërkon sot të shakatosh. Nuk ia dole e s’do t’ia dalësh dot kurrë, as me para, as me konjuktura e as me zvarritje e lëpirje, ndaj i frustruar me mllef e gjuhë urrejtje kapesh pas cikërrimave. Është kompleksi i një njeriu inferior gjer në asht, që do të shfaqet i fortë, superior, në një publik kukullash e arlekinësh globalistë e sorosianë. Se vetëm aty mund të të lënë ti lëvizësh fijet padronët. Ne, shqiptarët që jemi njerëz të lirë, nuk kërkojmë protagonizëm, nuk flasim kur s’na takon, nuk ngrihemi e ngjitemi në skenë kur s’na duhet, vetëm për të broçkullitur diçka të papërfillshme.
Ndaj, që je dhe qenia më mosmirënjohëse, më anti-shqiptare, Edi Rama, kjo u duk sot në ditën për diell. Sepse ka qenë, pikërisht presidenti Trump, ai që ka arritur të mbyllë një konflikt lufte midis Serbisë dhe Kosovës, në vazhdën e një serie marrëveshjesh të tilla paqeje, kudo nëpër botë. Por jo, kjo ty nuk të intereson, nuk flet kurrë asnjë fjalë falënderimi për të, ty të duhet një shfaqje idiote humori të pavlerë, që tu shërbejë burokratëve evropianë, për tu zgjatur agoninë ku po jetojnë.
Ne, shqiptarëve patriotë, të besës dhe mirënjohjes, na hapet toka nga mynxyrat që ti sjell, sa herë hap gojën të thuash ndonjë fjalë. Po ajo tokë tash të është hapur edhe ty në analet e së ardhmes dhe të historisë shqiptare, sepse je në anën kundra jetës, njerëzimit dhe besimit, qoftë edhe me bekimin e ca ndërkombëtarëve mortorë e ikanakë nga kjo botë. Në një kohë kur vlerat që ne mbrojmë e luftojmë janë ato të qëndrueshmet, të vërtetat, të përjetshmet, që si lëkund dot asnjë fuqi a shpoti në botë: atdheu, familja dhe Zoti.