Kur flet fjalë më të mëdha se shtati yt, je i paracaktuar të lëpish të vjellat e tua!

Nga Elona CASLLI

Fjala, që thuhet, duhet të përkojë me përmasat e shtatit të atij që e thotë dhe në çastin që fjala është në mendjen e njeriut, njeriu është

zot i saj, ndërsa në çastin që fjala është në gojën e njeriut, ai është skllav i saj.

Duket se Kryeministri i Shqipërisë ka harruar prej kohësh përmasat e asaj çka përfaqëson dhe çdo bashkëbisedues e konsideron të njëjtë me skllevërit vullnetarë të kabinetit qeveritar

Në çastin, që ngatërron bashkëbiseduesit, do të thotë se ke humbur kontaktin me fijet që të lidhin me realitetin dhe kur një njeri fillon ta humbasë këtë kontakt, fillon të besojë se është i përzgjedhuri mbi tokë dhe se çdo fjalë e thënë prej tij, do të shërbejë si citat urtie për brezat e ardhshëm.

Kryeministri i Shqipërisë në orvatjen e dëshpëruar për të rrëmbyer vëmendjen e kujtdo, ka shqiptuar disa batuta sterile që veç keqardhjes nuk provokojnë gjë tjetër, lidhur me presidentin e Shteteve të Bashkuara. Këto batuta që janë krejt të zhveshura nga çdo përgjegjësi shtetërore dhe shprehi diplomatike njëkohësisht, duket se kanë vënë jo pak në siklet dëgjuesit e këtyre batutave, njëri prej të cilëve ishte edhe Presidenti i Francës, Emmanuele Macron, i cili i ka dhënë një shuplakë figurative kryeministrit shqiptar.

Përtej protokollit shtetëror ka një protokoll karakterial në këtë mes. Nuk mund të bësh një batutë në mungesë të dikujt, por veçse në prani të dikujt për arsyen e thjeshtë se njeriu për të cilin është batuta nuk ka mundësi të përgjigjet për sa kohë nuk është i pranishëm. Batuta është një çast që pret një kundëpërgjigje të po atij çasti.

Duket se ajo çka kryeministrit shqiptar iu duk si lehtësia e padurueshme e një çasti, u kthye në të vërtetë rëndesa e padurueshme e përgjegjësisë së fjalës së thënë dhe meqënëse rëndesa e fjalës ishte e padururshme për shtatin e kryeministrit, ky i fundit u detyrua të kryente procesin e lëvdatëthurjes karshi presidentit Trump, si dëshmi pendese për një batutë të thënë keq.

Post Scriptum- Kur thua fjalë më të mëdha se shtati yt, je i paracaktuar të lëpish të vjellat e tua.

About Redaksia

Check Also

Punonjëse marketingu, aktore parodish apo…. Vazhdon të mbetet mister!

Nga Iva V.GRILLO Punonjëse marketingu, aktore parodish apo Borëbardha “fuqiplotë” krah “xhuxhave” që i duhen …