Merresh me brumbullin, vendin e ke në tualedia

Nga Redin HAFIZI

“Kur merresh me brumbullin e ke vendin në tualet”. Ballas or prapas nuk ka rëndësi, siç thotë populli Shqiptar, por vendin e ke të caktuar. Kjo u ekspozua në mënyrën më të mirë me gallatën që Rama bën me mikun e tij Macron. Edhe pse je President i Francës, kur qesh me Ramën, pajtohesh me dashurinë për ujërat e zeza mes qytetit, thonjtë e zeza në duart e një individi, erën e qelbur si pjesë të standartit që ndjek si modern, ku për ta lehtësuar shpërndarjen e asaj ere të qelbur, mburresh me këmishat e grisura nën sqetulla. Pra, Rama është brumbulli sipas Shqiptarëve dhe Macron qesh duke i thithur me ëndje qelbësirllëkun. Ndërkohë me xhentilesë Shtëpia e Bardhë përgjigjet.

Nuk i bën bolori në sytë e botës, por në rrespekt të kombeve që kanë liderët e gabuar, të cilët nuk janë votuar kurrë nga qytetarët e tyre, bën deklaratën e saktë.

Kaqoli që udhëheq Shqiptarët shënoi kllounatën e radhës duke menduar se Presidenti Trump do ta merrte seriozisht. Pas interesimit të disa mediave për karagjozllëkun e një kryeministri në Europë, bërë në praninë e Presidentit Macron dhe Presidentit të Azerbaijan, Shtëpia e Bardhë nuk nxjerr Sekretaren e Shtypit Karoline Leavitt për koment, por një prej ndihmëseve të saj Anna Kelly që iu përgjigj interesimit të Neësëeek përmes një emaili: “President Trump ka bërë më shumë se çdo lider në botë për stabilitetin global”. Me këtë deklaratë ka dy mesazhe. I pari dhe kryesori është se Amerikanët e kanë votuar Presidentin Trump që të kontribuojë për paqen në botë dhe Presidenti po bën gjithçka. Ndërkohë mesazhi i dytë është se kush bën humor me këto kërkesa të Amerikanëve dhe që Presidenti Amerikan po mundohet t’i bëjë realitet, nuk meriton vëmendje. Vetëm brumbujt nuk meritojnë vëmendje, pasi nëse i ndjek atëherë e ke vendin në tualet, pasi brumbujt atje e kanë vendin.

Sipas mediave në Shqipëri, karagjozllëku i brumbujve po përdoret nga mbështetës të kryebrumbullit Soros për fushatën e 2026 për rifreskim të kongresit Amerikan. Këto media janë mbështetës të Guvernatorit të California, Gavin Neësom, individi i projektuar nga Soros për President të USA në zgjedhjet e 2028. Ndërkohë është ky individ që e ka kthyer Kaliforninë në një tualet ku brumbullat do të përfundojnë pa dyshim, por ndjekësit të jenë më të paktë.

Ndërkohë Rama po mban peng Erion Veliaj për të vazhduar marrëveshjet me Alex Soros dhe Macron. Rama di si të flasë privatisht dhe të kërcënojë se nëse BE kthehet kundër Ramës atëherë ai nuk mund të kontrollojë më kokainën që do të vërshojë në gjithë Europën. Pra, Europa e njeh tualetin, por po kujdeset që të mos shpërthejë dhe siç Amerikanët thonë: “Kur mu.. qëllon ventilantorin atëherë të gjithë largohen”.

Ndërkohë në nivel Amerikan, brumbulli i Shqiptarëve nuk ka asnjë shans pasi është gati dosja e lidhjes së guvernatorit të Kalifornisë me Alex Soros dhe Erion Veliaj një mik i deklaruar me Nancy Pelosi. Ndërkohë gjithashtu është fakt që Edi Rama është bashkëpuntor i sferave më të korruptuara në shërbim të zyrtarëve që janë në listat e pagesave të Fondacionit Soros dhe Nancy Pelosi është individi më i kurruptuar bashkë me familjen Clinton që janë të urryer në Haiti.

Individi që nga tualeti mbështeti gallatën e brumbullit Shqiptar është pinjoll i një eatablishmenti të korruptuar.

Gavin Neësom është nipi i Barbara Neësom, që ka qenë e martuar me Ron Pelosi, pra kunati i Nancy Pelosi. Për hir të së vërtetës Ron dhe Barbara u ndanë në vitin 1977 kur guvernatori ishte ndoshta 10 vjeç. Megjithatë martesat me urdhër dhe ndarjet me detyrim dihet që janë karakteristikë në praktikat e fondacionit Soros thjesht për të kopjuar martesat mes familjeve të “mëdha” për të kapur politikat e një vendi. Në mbështetje menjëherë del media dhe qytetaret detyrohen të hyjnë në tualetin që buburrecët krijuan. Megjithatë bindja qytetare na thotë se kush shkon pas brumbullit, e ka vendin në atë që Shqiptarët e quajnë hale.

About Redaksia

Check Also

Gole hajduti

Nga Agim XHAFKA Dialogu më poshtë ngjan si sajim humoristik. Ashtu mbase duket në shtete që …