Berisha: Do u paraqesim aleatëve tanë kandidaturën e Florjan Binajt

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Florjan Binaj është kandidaturë e vlefshme përballë socialistes Ogerta Manastrirliu në zgjedhjet vendoreve të pjesshme në Tiranë, që do të mbahen më 9 nëntor.

Në një dalje për mediat nga selia blu, lideri i opozitës tha se grupi i mandatuar nga PD do t’u paraqesë aleatëve, sugjerimin për të mbështetur atë që e cilësoi si luftëtarin e paepur të kauzave të qytetarëve shqiptarë dhe komunikatorin e talentuar, Florjan Binaj.

“PD duke falënderuar me mirënjohje secilin prej atyre që vendosi të paraqesë kandidaturën e tij në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe përballjen me të keqen e këtij vendi, që është Edi Rama, informon se grupi i mandatuar nga PD do u paraqesë aleatëve tanë mendimin dhe sugjerimin që të mbështesim së bashku artistin e mirënjohur, Florjan Binaj’, u shpreh Berisha.

Jam sot këtu për t’u informuar ju dhe qytetarët e Tiranës, dhe mbarë Shqipërisë, se midis kandidaturave shumë të mira që kanë ardhur direkt nga drejtues dhe personalitete të PD, tashmë të bëra publike, për të cilat unë kam vlerësimin më të madh, kandidaturave realisht të personaliteteve të pavarura nga fusha të ndryshme, nga Shqipëria dhe nga diaspora.

PD duke falënderuar me mirënjohje secilin prej atyre që vendosi të paraqesë kandidaturën e tij në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe përballjen me të keqen e këtij vendi, që është Edi Rama, informon se grupi i mandatuar nga PD do u paraqesë aleatëve tanë mendimin dhe sugjerimin që të mbështesim së bashku artistin e mirënjohur, personalitetin e shquar të artit, luftëtarin e paepur të kauzave të qytetarëve shqiptarë, komunikatorin e talentuar, e lindur, zotin Florjan Binaj”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Agron Shehaj mbështet Binajn për Tiranën/ Jam 100% i bindur se mund të fitojmë!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka deklaruar mbështetjen e tij për kandidatin e pavarur …