Berisha: Mercenari Altin “Troplini” mban në burg Ilir Metën pasi janë dorëzuar dosjet, ndërsa liroi simotrën e tij, Pajtime Fetahun

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, mercenari Altin “Troplini” po mban në burg Ilir Metën pasi janë dorëzuar dosjet, ndërsa liroi simotrën e tij, Pajtime Fetahu.

“Ky mercenar, që mban në burg Ilir Metën pasi janë dorëzuar të gjitha dosjet, ky nxori simotrën e tij, Pajtime Fetahun, Pajtime Troplini apo Pajtime Dumani.

E nxori se ajo ishte e sëmurë, ajo mund të jetë e sëmurë dhe unë i uroj shërim, por u garantoj se 30-40 përqind e popullatës në burgje janë të sëmurë dhe kjo është një shifër e saktë që u jap ju këtu.

Kurse simotra e Dumanit dhe asaj Enkelejda Ballës, këto duhet të dalin në liri, paçka se i thoshte me dhjetëra herë Suel Çelës, vëlla, të keqen motra e të tjera me radhë se i kam aty.

Pra, ky është turpi i drejtësisë shqiptare, turpi i drejtësisë botërore”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Pse i sponsorizoi udhëtimin/ Rama shpreson se Adams mund të jetë Ambasadori i ardhshëm i SHBA

Ka shumë pikëpyetje në Shtetet e Bashkuara dhe në Shqipëri se përse Rama i pagoi …