Kryetari i PD, Sali Berisha ka sqaruar arsyen se pse e fshiu nga faqja e tij e Facebook-ut foton e ish-kryebashkiakut Vangjush Dako. Ky i fundit ishte shtrirë në krevat, në ambientet e spitalit të burgut në Durrës.
Berisha tha se, e fshiu foton pasi kuptoi se ish-kryebashkiaku i Durrësit shfaqej në momente intimiteti me Shqopën dhe sqaroi se, nuk dëshiron të merret me çështje të tilla.
“Ajo foto… e ke shumë të drejtë… unë kam një praktikë, në rast se ka të dhëna se fotoja apo dokumenti është fake, unë absolutisht e heq menjëherë.
E kam theksuar dhe e theksoj, qytetari dixhital funksionon me një burim siç funksionojnë shumë media në botë.
Çfarë kishte aty?
Vangjush Dako a u burgos për të shkuar tek Veliaj? Kjo është e vërtetë.
A është e vërtetë që u shtrua në spital? Kjo është e vërtetë.
Pastaj e kishin tepruar se ajo fotoja, kur pashë më vonë që ishte një video intimiteti me Shqopën, e hoqa menjëherë.
Brenda burgut apo spitalit të burgut, nuk e di se ku ishte ajo.
Me çështje intimitetesh nuk merrem unë”, tha Berisha.
