Gjekmarkaj: Emigrimi i “trurit” ka pasoja të rënda për ekonominë dhe zhvillimin e vendit

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, në nisje të vitit të ri akademik, ka uruar studentët e pedagogët. Ai shprehet se, janë mijëra studentë më pak në auditore. Gjekmarkaj thekson se emigrimi i trurit ka pasoja të rënda për ekonominë dhe zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë.

Postimi

Gëzuar fillimin e vitit të ri akademik!

Urime studentëve dhe pedagogëve, më shumë dije, më shumë përgjegjësi, më shumë shpresë.

Por nuk mund të heshtim për realitetin: mijëra studentë më pak në auditore. Qeveria dhe ministria e Arsimit kanë dështuar në mbështetjen e arsimit të lartë, me politikat zhvilluese, diferencime të theksuara në financime duke ndikuar në ikjet masive të shqiptarëve, për pasojë dhe të të rijnve. Emigrimi i trurit ka pasoja të rënda për ekonominë dhe zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë.

I bëj thirrje qeverisë, veproni tani!

Financim të drejtë dhe të transparent, bursa dhe mbështetje për të pamundurit, lidhje reale me tregun e punës dhe politika për të ndalur ikjen e talentit. Pa mbështetje konkrete, auditoret bosh do të mbeten realitet. PD ka qënë dhe është e gatshme përballë çdo sfide që të kontribuojë për një arsim që i mban dhe i shërben të rinjve tanë, i shërben Shqipërisë.

About Redaksia

Check Also

Përfundojnë homazhet, arkëmorti i gjyqtarit Astrit Kalaja përcillet për në Shkodër

Kanë përfunduar sot në Pallatin e Kongreseve homazhet në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja, i …