Kandidatura e Florjan Binajt/ Berisha: Ne nuk i diktojmë atij, do jetë ai që do e gjejë ndihmën që kërkon nga forca jonë politike

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, nuk dikton vendimin askujt për të kandiduar në zgjedhjet e pjesshme vendore të Tiranës, pa u konsultuar më parë me vetë kandidatin. Ai tha se, duke kandidati do të ketë ndihmën dhe mbështetjen që kërkon nga PD.

“Asnjë hap nuk mund të ndërmerret pa kandidatin dhe do jetë kandidati, në qoftëse kemi rënë dakord për një kandidat të pavarur, kjo nuk do thotë se ne do i diktojmë atij.

Do jetë ai që do gjejë ndihmën që kërkon nga forca jonë politike dhe forcat e tjera politike.

Jemi të gatshëm të angazhojmë, pas rënies dakord me forcat e tjera politike, të gjitha potencialet tona që kandidati e gjykon se i shërbejnë fitores së tij”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“ARTE.TV”: Si po vërshon droga nga Sinaloa drejt Shqipërisë! BE po flirton me një narko-shtet!

Nga ARTE.TV Kokainë, kanabis, heroinë. Mafia shqiptare kontrollon një pjesë të madhe të trafikut të drogës …