Tronditje në Shqipëri! Mediat ndërkombëtare pasqyrojnë vrasjen e gjyqtarit Kalaja

Ngjarja e rëndë e pasdites së sotme në sallën e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje dhe mbetën të plagosur dy persona të tjerë, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Sipas raportimeve, autori, 30-vjeçari Elvis Shkëmbi, kishte një çështje pronësie në proces me gjyqtarin dhe palët e tjera të përfshira. Pas sulmit, autori u largua, por u arrestua nga policia jashtë godinës së gjykatës.

Mediat ndërkombëtare, përfshirë The Guardian, Associated Press dhe Balkan Insight, kanë cilësuar ngjarjen si jashtëzakonisht të rëndë dhe kanë raportuar mbi rrethanat e krimit dhe arrestimin e autorit.

Vrasja makabër e Astrit Kalasë, mediat ndërkombëtare: Vritet

The Guardian shkruan se gjyqtari u qëllua brenda sallës së gjyqit dhe vdiq gjatë transportimit për në spital, ndërsa AP nënvizon se sulmi ndodhi gjatë një seance gjyqësore dhe autorit iu bë arrestimi i menjëhershëm. Balkan Insight thekson reagimet e tronditura të udhëheqësve politikë në Shqipëri pas krimit.

Vrasja makabër e Astrit Kalasë, mediat ndërkombëtare: Vritet

 

 

About Redaksia

Check Also

Zbardhen amendamentet e PD për Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale

Partia Demokratike ka kërkuar ndryshime në vendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën …