Një ngjarje që të merr frymën dhe të lë pa fjalë…

Nga Adriana KALAJA

Nisur nga shqetësimi dhe interesimi i madh i miqve të mi, realë dhe virtualë, lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Gjykatën e Apelit, kjo për shkak edhe të mbiemrit, Ju bëj me dije se nuk kam asnjë lidhje gjaku me të ndjerin, gjyqtarin Astrit Kalaja.

Po kështu, duke e njohur vetëm nga marrëdhëniet e profesionit, shpreh respektin dhe konsideratën maksimsle ndaj punës së Tij, si dhe ngushëllimet më të ndjera, familjes dhe të afërmve të Astritit.

Me Gjyqtar Astritin, kam fituar dy gjyqe në kohët e fundit, një madje sot java, pa pirë një kafe. Aq më shumë, që në të gjithë çështjet kundër protestuesve, mbante krahun e tyre.

Sot arma nuk mori vetëm jetën e Astritit, por tregoi sesa probleme ka sistemi i drejtësisë dhe sesa e dështuar rezultoi “Reforma në Drejtësi”.

Arma e shkrehur sot, është pasiguria më e madhe jo vetëm për magjistratët, por edhe për avokatët dhe ekspertë të fushave të ndryshme që punojnë në këtë sistem.

E qytetarëve po e po.

Ky guxim dhe kjo ngjarje e rëndë nuk vjen nga asgjëja.

E ka zanafillën, nga gjuha e dhunës, e përçuar dhe frymëzuar nga Kreu i Grupit të Strukturuar Kriminal, Rama.

Besoj e mbani mend sulmet e paprecedente ndaj magjistratëve, duke e shtyrë publikun drejt vetëgjyqësisë.

Në këto kushte, përveç se Ministri i Drejtëdisë dhe Ministrja e Brendshme, duhet të japin dorëheqje të menjëhershme, hetimi duhet filluar nga aty ku e ka zanafillën, nga ai që në çdo dalje frymëzon dhe përçon dhunë.

Ky është një akt kriminal i rëndë, i papranueshëm dhe absolutisht i dënueshëm nga të gjithë, por nëse nuk vihet “gishti në plagë”, historia mund të përsëritet.

Të godasësh një gjyqtar në krye të detyrës, është të godasësh drejtësinë, shtetin e së drejtës  dhe rendin demokratik në tërësi.

Është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj themeleve të shoqërisë sonë.

Ndërkohë, kjo ngjarje, është këmbanë alarmi, që institucionet respektive, duhet të ndërhyjnë me urgjensë, për zgjidhjen e çështjes “gangrenë” të pronave.

Duke Ju lutur  Zotit që Astriti të prehet në paqe, ashtu siç ishte dhe në jetë, urojmë që ngjarjet të tilla të rënda, të mos të përsëritet dhe se organet policore dhe ligjzbatuese, të respektojnë ligjin dhe jo të meren me propagandën e regjimit.

R.I.P i Nderuari Astrit Kalaja.

About Redaksia

Check Also

Presidenca godet me shkresë Gjykatën Kushtetuese!

Nga Artan FUGA Të shpëtojë kush të mundet! Lexova në media se institucioni i Presidencës që …