Screenshot

Rikthimi i terrorit në Theth dhe zonja plakë (Rama)

Nga Luçiano BOÇI

Rikthimi i terrorit të Ramës në Theth, nuk është “për arsye turistike”, por për arsye armike.

As ligjore por vetëm pasurore.

As arsye dashurie për natyrën, por arsye e pastër urrejtje për njerëzit.

Terrori e ka vlerën kur transmetohet live. Kjo ështe strategji e zakonshme e grupeve terroriste dhe shteteve terroriste.

Rama nuk u mjaftua me atë që la pas në Korrik, ku mbolli kaos, faliment ekonomik, inerte dhe përcau njerëzit me selektime prishjesh e favoresh.

Rri, rri dhe i rikthehet Thethit me një frekuencë të rritur hakmarrjeje ndaj Veriut që e përçmon.

Ndryshe nuk shpjegohet se si na i paska shpëtuar “syrit vigjilent”

të Benetit një ndërtesë 3-katëshe në Theth e ndërtuar me mund e djersë në tokën e vet.

Këtë vetëm satelitët e Ramës e shpjegojnë.

Në Theth po ndodh ajo që ndodh kur pushteti humbet masën morale të veprimit të vet. Përdor ligjin si justifikim për arbitraritetin, dhe e quan frikën “zbatim të rendit”.

Rama mos harrojë diçka që çdo kush e merr si mësim kur shkon ne Theth:

Thethi është më shumë se një fshat malor.

Është simboli i shpirtit shqiptar që jeton midis bukurisë dhe përjashtimit.

Kur fadroma ngrihet mbi gurët e Thethit, ajo nuk shemb thjesht ndërtime, por shpirtin e një vendi që Rama s’e ndihmoi kurrë me zemër dhe që tani e dënon pse është i zoti për mbijetesë.

Rama është si ajo “Zonja Plakë” e dramës së famshme të Durrenmat-it ky personazhi kryesor rikthehet për hakmarrjen e paramenduar.

Por mos të harrojë:

Shpagimi ka për të ardhur!

About Redaksia

Check Also

Punonjëse marketingu, aktore parodish apo…. Vazhdon të mbetet mister!

Nga Iva V.GRILLO Punonjëse marketingu, aktore parodish apo Borëbardha “fuqiplotë” krah “xhuxhave” që i duhen …