Vrasja e gjyqtarit, reagon OSBE: Një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj shtetit të së drejtës!

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së Gjykatës së Apelit në Tiranë, duke e cilësuar ngjarjen si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj shtetit të së drejtës dhe institucioneve demokratike.

Në një njoftim zyrtar, OSBE shprehet e tronditur dhe e hidhëruar nga ngjarja, që mori jetën e gjyqtarit Kalaja dhe plagosi dy persona të tjerë.

Organizata i uroi shërim të shpejtë të të plagosurve dhe shprehu ngushëllimet për familjen dhe kolegët e gjyqtarit.

“Në sulmet kundër gjyqtarëve shohim një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj shtetit të së drejtës dhe institucioneve demokratike.

Mirëpresim arrestimin e autorit dhe theksojmë rëndësinë e garantimit të drejtësisë përmes një procesi ligjor të plotë e të shpejtë,” thuhet në deklaratë.

About Redaksia

Check Also

I “çmenduri” la konferencën dhe gjëmonte korridoreve gazetaren e re/ Dëshmia…

Në intervistën e dhënë për Syri Tv, pas përplasjes verbale me Kryeministrin, gazetarja e Syri …