Vrasja e gjyqtarit, reagon OSBE: Një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj shtetit të së drejtës!

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së Gjykatës së Apelit në Tiranë, duke e cilësuar ngjarjen si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj shtetit të së drejtës dhe institucioneve demokratike.

Në një njoftim zyrtar, OSBE shprehet e tronditur dhe e hidhëruar nga ngjarja, që mori jetën e gjyqtarit Kalaja dhe plagosi dy persona të tjerë.

Organizata i uroi shërim të shpejtë të të plagosurve dhe shprehu ngushëllimet për familjen dhe kolegët e gjyqtarit.

“Në sulmet kundër gjyqtarëve shohim një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj shtetit të së drejtës dhe institucioneve demokratike.

Mirëpresim arrestimin e autorit dhe theksojmë rëndësinë e garantimit të drejtësisë përmes një procesi ligjor të plotë e të shpejtë,” thuhet në deklaratë.

About Redaksia

Check Also

Nesër protestuesit para selisë së PS/ Rama do mbledhë qeverinë në Parti

Organizatorët e protestës kanë paralajmëruar se do të mblidhen nesër  përpara selisë së PS-së në …