Denoncimi/ Prokurorët janë nënshtruar ndaj kërcënimeve mafioze të grupeve kriminale të Ballukut

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi akuzon Belinda Ballukun për lidhje të ngushta me grupe kriminale dhe për ngritje politike falë mbështetjes së Edi Ramës dhe bashkëpunimit me strukturat e paligjshme.

Reagimi i Bardhit

Për sahanlëpirsen e Metit, një zare e pashoq e krimit të organizuar! Belinda Balluku është politikania e vetme që pa shkollë të mesme arrin majat si numri 2 i Qeverisë, vetëm falë frikës dhe bashkëpunimit që ka Edi Rama ndaj krimit të organizuar. Për fat të keq deri më tani edhe prokurorët e posaçëm, njëlloj si Edi Rama, po tregojnë se janë nënshtruar ndaj kërcënimeve mafioze të grupeve kriminale. Por e siguroj “fisin e bukur” Belinda Balluku se krimet e saj nuk do mbeten kurrë pa u ndëshkuar! Korrupsioni i saj ulëret nga Shqipëria deri në SHBA!

About Redaksia

Check Also

Agron Shehaj mbështet Binajn për Tiranën/ Jam 100% i bindur se mund të fitojmë!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka deklaruar mbështetjen e tij për kandidatin e pavarur …