Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët tha se, ekzekutimi i gjykatësit Kalaja dëshmon dështimin e plotë të reformës së drejtësisë nga Sorosi dhe sorosianët e tjerë. Berisha theksoi se askush nuk ka të ardhme në një shoqëri ku drejtësia zëvendësohet me dhunë.
“Tani, do rikthehem përsëri tek reagimet, duke shtuar përsëri se vrasja e drejtësisë është triumfi i vetëgjyqësisë, në të cilën askush nuk ka të ardhme.
Por me këtë rast theksoj se ekzekutimi i gjykatësit Kalaja në sallën e gjyqit, njëlloj sikur të ishte në shesh apo rrugë të qytetit, dëshmon gjithashtu dështimin e plotë të reformës së sistemit të drejtësisë nga Xhorxh Soros dhe sorosianët e tjerë, të bazuar kjo në korrupsionin më të madh kombëtar dhe ndërkombëtar, reformës që de facto privoi qytetarët shqiptarë nga një proces i drejtë ligjor, di asnjëherë në tërë historinë e tyre, si asnjëherë në historinë e Europës pas luftës.
Me vetingun gjueti shtrigash, të bazuar në korrupsionin gjysmë dhe 1 milion euro pagesa në Shqipëri, sot për shkak të vakuumit që solli ky proces është krijuar një stok prej 230 mijë dosje.
Sot, qytetarët shqiptarë, që para reformës së Xhorxh Sorosit, duhet të prisnin dy gjer në 4 vite për një vendim gjyqësor, sipas të dhënave zyrtare të sotme, duhet të presin 4 deri në 6 herë më shumë apo mbi 15 vite.
Stoku i dosjeve për t’u shqyrtuar kërkon sipas ekspertëve rreth 20 vite.
i djeshëm është rasti më dramatik i vetëgjyqësisë, por e vërteta është se rastet e vetëgjyqësisë për shkak të këtij sistemi të falimentuar, po shtohen çdo ditë”, tha Berisha.