Kryetari i PD, Sali Berisha, në konferencën për shtyp tha se, Rama sulmon gjykatësit që zbatojnë ligjin! ai tha se, unë luftoj për ligjin, nuk kam sulmuar asnjë gjykatës apo prokuror pa fakte dhe prova.
“Ju lutem, mos krahasoni të pakrahasueshmen.
Çfarë mund t’u them unë ju?
Është e vërtetë, por mos harro se unë jam kryetar i opozitës dhe në qoftë se ti mban në detyrë një gjykatëse delinkuente, dhe e mban atë vetëm për qëllime politike, se ka dosjen e Ilir Metës apo tjetër kujt, ti damkos drejtësinë.
Unë nuk mund të mos u them shqiptarëve të vërtetën.
Dhe në qoftë se unë kam folur për Irena Gjokën, besoj se jeni dëshmitarë se për çdo denoncim kam nxjerrë dokumente.
Nuk kam bërë asnjë denoncim pa dokumente.
Kam deklaruar se e kam shkarkuar për korrupsion dhe e ka mohuar, kam nxjerrë vendimin për korrupsion.
Kam deklaruar se është përzënë nga Greqia për falsifikim dokumentesh, e ka mohuar. Kam nxjerrë dokumentet nga autoritetet greke që ka qenë.
Kam deklaruar se ka qenë e dënuar me burg nga gjykata greke, e ka mohuar. Kam nxjerrë para jush dokumentet e drejtësisë greke që e ka dënuar.
Kam deklaruar se ajo këto nuk i ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Kam nxjerrë formularin e dekriminalizimit ku nuk janë të deklaruara dhe kjo përbën krim.
Kam deklaruar se kjo nuk i ka deklaruar në formularin e vetingut. Kam nxjerr formularin që kjo bën krim.
Dhe kjo mbrohet nga Altin Troplini, i cili ka hapur dosje pa emër vetëm e vetëm për ta mbajtur në detyrë.
A nuk është detyrë e imja si deputet, si kryetar i një partie politike që të bëj publike të gjitha?
A e dini që kjo që bën ajo është krim në vazhdim?
Se kur unë solla dokumentin me vulë apostile të dënimit të saj me burg, ajo i tha BIRN se unë nuk kam asnjë dënim.
Ky quhet krim në vazhdim dhe ajo mbahet në detyrë.
Atë e mban Edi Rama me Altin Troplinin, sepse ç’kusur kanë gjykatësit dhe prokurorët e tjerë të mbajnë turpet e saj?
Ose po marr Altin Troplinin, asnjë gjë, asnjë akuzë, absolutisht asnjë nuk i kam bërë dhe nuk i lejoj kurrë t’i bëj pa fakte.
Po, e kam akuzuar për dosjet elektorale, 184 dhe 339, po ky është fakt, është fakt botëror. Fakt ndërkombëtar.
Dhe ky mercenar, ky ushtar i Ymer Lalës, që e merr në pyetje, i bën 19 pyetje dhe nuk e pyet për vrasjen, për të cilën duhej ta pyeste, ky amniston krimin elektoral.
Kam paraqitur para jush dosjet e kolegëve të tij që marrin para nga banda e Elbasanit. Aty i ka.
Çfarë duhet të bëj unë? T’i fsheh këto?
A është detyra ime t’i bëj publike këto?
Dhe ky, jo që nuk ka mbajtur qëndrim, por mendoi se do më kërcënonte po të publikoja dosjen.
Pra, t’i fshihja unë sipas tij.
Ndërkohë kur thirri njërin prej tyre pasi e ngrita unë, ai i tha: shihi pak ato pyetjet që i bën Ymer Lalës ti. Dhe e uli kokën.
Ymer Lala u akuzua për vrasje nga i penduari i drejtësisë dhe ky vetëm për vrasje nuk e pyeti dhe Ymer Lala është i lirë.
Tjetër. Ka 4 banesa. Tre të vetat dhe njërën kollovar tek vjehrri.
Pra, unë nuk akuzoj kurrë njeri pa fakte, por natyrisht nuk mund të pranoj kurrë akte të tilla kriminale.
Dhe të garantoj se këto janë arsyet pse është ai reagim.
Shihni pak se si ka reaguar pas statusit tim e të tjerëve me radhë, që për mua është i papranueshëm reagimi.
Por vetëm një gjë, të mos mendojmë se njerëzit hanë har. Jo. Njerëzit kanë logjikën e tyre.
Ama kanë dhimbje të tmerrshme nga mungesa e procesit ligjor.
Mjafton vetëm kjo për të përmbysur çdo regjim.
Edi Rama i ka sulmuar sepse nuk arrestuan Sali Berishën. Jo, këtu jemi. Kujto fjalën e tij, Spakun që e krijuam ne.
Sepse nuk arrestuan Ilir Metën.
Edi Rama i ka sulmuar sepse ata që i paguajnë miliona për katet shtesë, ua legalizon, kurse prokurores që zbaton vendimin e tij strikt, i bën gjyqin publik dhe i kërkon të largohet.
Apo gjykatësit, se mua më tha një gjykatës i ndershëm, që jep një vendim në përputhje me vendimet ekzistuese, i vërsulet si rrugaç ordiner.
Nuk mund t’i thuash tjetrit ashtu ti, të shfrytëzosh pushtetin për të sharë tjetrin, je më keq se rrugaç. Se kur ke pushtetin, e frenon gjuhën 10 herë. Po kur i vërsulesh një njeriu që bën ligjin aty, çfarë krahasimi ka aty?
Nuk kam asgjë personale në këtë mes. Jo. Nuk duhet t’i ngatërrojmë gjërat se nuk i shërben”, u shpreh Berisha.
