Berisha: Regjistrimi në zgjedhjet e 9 nëntorit do bëhet rigorozisht me ligjin dhe Kodin elektoral

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh në konferencën për shtyp se, regjistrimi në zgjedhjet e 9 nëntor do bëhet rigorozisht me ligjin dhe Kodin elektoral.

“PD do të zbatojë rigorozisht ligjin dhe kodin elektoral edhe në këto zgjedhje.

Pa diskutim, por modalitetet dhe këto janë çështje të ekspertëve të Kodit Zgjedhor, por ne zbatojmë kodin zgjedhor”, tha Berisha.

Berisha tha më tej se, është në pritje të informacioneve zyrtare nga kryetari i grupit parlamentar dhe përfaqësuesit e PD në kryesinë e Kuvendit.

About Redaksia

Check Also

Reagimi i gazetares/ Shqipërisë i duhen protesta si ajo e 24 janarit, opozita të mos ndalet

Gazetarja Jonida Shehu, e ftuar në një studio televizive, vlerësoi protestën e fundit të opozitës …